Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Nuk bëjnë jetën që mendohet, cilat janë sekretet e truprojave të vipave

6 vjet ago
in Kuriozitete, TT, Video Galeri, W-Instant
Nuk bëjnë jetën që mendohet, cilat janë sekretet e truprojave të vipave

Kur drejtuesit e bizneseve të mëdha, vipat dhe njerëzit super të pasur, kanë nevojë për mbrojtje personale, ata punësojnë burra dhe gra që zotërojnë disa aftësi specifike. Truprojat janë një barrierë fizike, ndaj cilitdo që dëshiron të dëmtojë klientët e tyre. Por ky profesion ka edhe disa sekrete, dhe shumë njerëz kanë jo pak keqkuptime mbi këtë punë. Ja cila është e vërteta, sipas disa prej ekspertëve veteranë në fushën e sigurisë fizike.

Fiziku i madh, nuk është gjithmonë përcaktues

Kur merreni me kontrollin e një turme, pasja e një fiziku të madh, ju vjen jo pak në ndihmë. Por jo të gjithë truprojat, duhet të kenë domosdoshmërish përmasat e një mundësi profesionist. “Kjo varet nga klienti për të cilin punoni”- thotë Anton Kalajdjian, themeluesi i “Guardian Professional Security” në Florida të SHBA, dhe ish-shefi i sigurisë për reperin e famshëm 50 Cent. “Për ta është njëlloj si blerja e një makine. Ndonjëherë duan një makinë të madhe, nganjëherë jo. Pra kanë nevojë për një djalë me pamje normale, dhe jo një përbindësh”.

Armët nuk hyjnë dhe aq në punë

Në varësi të ambjentit, truprojat mund të mbajnë ose jo armë. Kent Mojer, ish-truproja e themeluesit të “Playboy”, Hjuxh Hefner, thotë se përdorimi i armës, nënkupton që eksperti i sigurisë, ka dështuar në misionin e tij. “Ne trajnohemi që të mbrojmë fizikisht klientin. Synimi ynë, nuk është përdorimi i forcës”- thekson ai.

Ndonjëherë punësohen për të mbrojtur shefat nga ish-punonjësit

Dhuna në vendin e punës, ka alarmuar shumë kompani në SHBA, sidomos për shkak të frikës të ndëshkimit pas pushimeve nga puna. Alan Shisel, një ish-oficer i policisë në Nju Jork, thotë se kompania private që ai drejton, dërgon truproja për të mbrojtur punëdhënësin nga “përfundimi armiqësor i një marrëdhënie pune me një punëmarrës”. “Ata duan që të jenë të sigurtë, që ish-punonjësi të mos rikthehet në kompani dhe të hakmerret”- thotë ai.

Nuk bëjnë jetën që mendojnë shumica e njerëzve

Për shkak se truprojat shihen shpesh në krah të një personi të famshëm, shumë njerëz mendojnë se ata duhet të bëjnë një jetë luksoze. Në fakt nuk është kështu. “Keqkuptimi kryesor, është se ne bëjmë të njëjtën jetë si dhe njerëzit e famshëm. Është e vërtetë, që ndonjëherë udhëtojnë në ndonjë avion privat, por nuk shijojmë ndonjë komoditet tjetër. Mund të jetojmë në shtëpinë e tyre, por nuk lahemi në pishinat e tyre. Ne rrimë veçmas, dhe bëjmë jetën tonë modeste. Truprojat që tentojnë të kopjojnë stilin e jetesës së vipit që mbrojnë, nuk e kanë të gjatë në këtë profesion”, thotë Kalajdjian.

Ndonjëherë shfaqen në krah të vipave thjesht për show

Për disa vipa, të qenit i rrethuar nga një grup truprojash, nuk është diçka e domosdoshme. Kjo është më tepër një çështje e statusit social, sikurse është pasja e një ore të shtrenjtë, apo e një makine sportive. Kompanitë e sigurisë fizike, marrin ndonjëherë telefonata nga njerëzit që kërkojnë një mënyrë për të rënë në sy. Ata punësojë një grup truprojash, edhe kur nuk kanë marrë ndonjë kërcënim konkret.

Ata mund ta bëjnë më efikase ditën e klientit të tyre

Për shkak se truprojat, dinë paraprakisht axhendën ditore të klientit të tyre, e dinë saktësisht se si të futen dhe dalin nga diku, pa humbur kohë. Sipas Mojer, kjo është arsyeja pse shumë drejtues të njohur të kompanive të mëdha, dhe vipa të botës së shoubizit, mund të kryejnë shumë detyra gjatë një dite. “Nëse do të shkoni në studiot e Ëarner Bros, unë e di se në cilën portë hyhet, kam marrë më herët lejen përkatëse, dhe e di se ku ndodhen banjat”- thotë ai.

Truprojat e rinj janë shpesh problematikë

Kur vlerëson nëse duhet të marrë apo jo në punë një punonjës të ri, Kalajdjian përjashton cilindo që synon të përfitojë nga fama e një klienti. “Kam parë disa djem, që bëjnë gjëra që nuk duhet, vetëm për t’u dukur. Truprojat që postojnë fotografi të vetes së tyre me klientët në mediat sociale, e hedhin praktikisht në erë karrierën e tyre”, thotë ai.

Mediat sociale, e bëjnë më të vështirë punën e tyre

Vipat e një profilit të lartë, e ruajnë dukshmërinë e tyre, duke angazhuar punonjësit e tyre në mediat sociale, që shpesh postojnë udhëtimet dhe ngjarjet e jetës së tyre. Për fansat, këto mund të japin një këndvështrim interesant, mbi përditshmërinë e idhujve të tyre. Por për dikë që dëshiron t’i dëmtojë, kjo është një lehtësi e madhe. “Ndonjëherë ata as që më thonë, dhe unë e shoh në Snapchat, që do të jenë në një qendër tregtare në orën 2 të pasdites”, thotë Kalajdjian.

Jo çdo vip paguan për mbrojtjen e tij

“Shumë njerëz të famshëm, nuk kanë mundësi të përballojnë financiarisht një mbrojtje me kohë të plotë”-thotë Mojer, duke iu referuar mbikëqyrjes 24-orëshe që ofron agjensia e tij, apo dhe të tjerët. “Ndonjëherë, fatura paguhet nga kompania që prodhon një film apo një serial të caktuar. Kur filmi apo seriali mbaron së xhiruari, ata nuk e kanë më këtë privilegj. Dhe marrin truproja për një kohë të caktuar të ditës”- thotë ai.

Ata nuk kanë qejf të quhen “truproja”

Pak nga truprojat, e preferojnë këtë etiketim. Mojer preferon termin “agjentët ekzekutivë të mbrojtjes”, pasi sipas tij termi “truprojë”, ka prirjen të ketë një ngarkesë negative, dhe tenton t’i vizatojë ata si burra muskulozë por pa tru.”Në këtë industri, operojnë një grup i madh njerëzish, pa asnjë trajnim profesional”- thotë ai.

TIRANA TODAY

 

Tags: Anton KalajdjiantruprojaVipat

TË LIDHURA

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Next Post
Fitoi çmimin Nobel në Letërsi, Austria nis hetimet ndaj Peter Handke

Fitoi çmimin Nobel në Letërsi, Austria nis hetimet ndaj Peter Handke

Dëshmoi për Rrajën, Kejvina Kthella provokon pas përballjes me grupin hetimor 

Dëshmoi për Rrajën, Kejvina Kthella provokon pas përballjes me grupin hetimor 

Gjendet trupi i pajetë i një 39-vjeçari

Gjendet trupi i pajetë i një 39-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza
Bota

Trump rrëfen prapaskenat: Ja si u arrit marrëveshja në Gaza

by mirseda
22:35 | 23/10/2025
0

Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i...

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

Fero për ndarjen me Arbenitën: “U mashtrova, le të lërë inatet.”

22:03 | 23/10/2025
Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

20:58 | 23/10/2025
Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

Kamberi në SHBA: Po advokojmë për çështjen e Luginës së Preshevës

20:20 | 23/10/2025
Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

Shefi i OBSH: Asnjë ulje e urisë që nga armëpushimi në Gaza

20:14 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com