Stil

Dëshmoi për Rrajën, Kejvina Kthella provokon pas përballjes me grupin hetimor 


               Publikuar në : 17:14 - 08/11/19 M S

Ishin mesazhet dhe telefonatat e shpeshta me Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ato që e çuan në dyert e policisë. Kejvina Kthella, pak ditë më parë u përball me grupin hetimor për këtë çështje. Pavarësisht kësaj rasti të ‘nxehtë’, ish-velina e “Xing me Ermalin” mbetet shumë aktive në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

Mua ~ @merita_merja Photo~ @blendroka.photography_film

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje, për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit.

Nga ana tjetër, Kejvina Kthella vijon me postimet e saj. Me flokët me gërsheta, 24-vjeçarja vijon jetën e saj normale, pavarësisht lajmeve të bujshme që qarkullojnë në media, teksa zhurmon lidhja e saj me Rrajën.

 

View this post on Instagram

 

👀

A post shared by Kejvina Kthella (@kejvina_kthella) on

“Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin”, ka thënë Rraja.

Për këtë arsye, grupi hetimor mori në pyetje Kthellën, ku i është sekuestruar edhe telefoni. Ende nuk dihet dëshmia e modeles në polici, por Redjan Rraja u la në burg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT