Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një 39-vjeçari


               Publikuar në : 17:26 - 08/11/19 M S

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në Tiranë, në një ndërtesë që ka shërbyer më parë si kabinë elektrike. Burimet zyrtare nga policia konfirmojnë se trupi i dekompozuar i përket 39-vjeçarit me iniciale R.Z. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 14.50, në “Rrugën e Kavajës”, në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike, por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z., 39 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën, për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT