Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Non grata”, Berisha: DASH s’ka asnjë provë, nuk e pranoj shpifjen

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri Berisha deklaroi se është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes, nëse paraqesin një fakt apo provë kundër tij. Megjithatë Berisha u shpreh se kurrë nuk mund ta pranojë gënjeshtrën për të vërtetë. Ai foli për kurthe dhe sulme të orkestruara ndaj tij, duke shigjetuar në akuza ish-drejtuesin e PD-së, Lulzim Bashën, por edhe kryeministrin Edi Rama.

“Nuk e kishim të lehtë këtë rrugë. U përballëm këtë muaj me egërsinë e narko-shtetit, miliardat e parave të drogës dhe krimit. U përballëm me kurthe të neveritshëm të ish-drejtuesit të saj. E vërteta, u përballëm me përpjekje të jashtëzakonshme, të Soros dhe mafias së tij, për të shkatërruar opozitën shqiptare. Për ta shndërruar si gjethe fiku të së majtës së Ramës.

Por këto përpjekje dështuan. Unë dua t’ju them të gjithë atyre që mendojnë, apo besojnë se mund të mbajnë një pseudopozitë në këmbë; gaboni rëndë. Opozita është moral, pushtet moral. Ajo nuk emërohet, nuk delegohet, ajo buron nga shpirti dhe zemra.

Ata që janë burra dhe gra të thjesht në punët e tyre, por në ndërgjegjen e tyre e dinë se pseudoopozita është një limon i shtrydhur nga i cili pasi plotëson shijet, bën sikur se njeh më. Pseudo opozita është fasadë në të cilën askush nuk do të banojë.

Ndaj ku jemi sot, opozitë e vërtetë, në këmbë, të gatshëm, për çdo betejë! Përsëri, lidhur me këtë çështje dua të shtoj dy-tre gjëra. Është bërë e njohur se unë jam sanksionuar nga DASH me akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokumente.

Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i Soros dhe Ramës. Megjithatë, them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, provë, dokument më të vogël kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm që të marrë çdo masë ndaj vetes së tij. Por unë theksoj se jam Sali Berisha! Kurrë, kurrë, kurrë, shpifjen, gënjeshtrën se pranoj për të vërtetë.

Ju jam mirënjohës juve pa kufij që ndani me mua këtë qëndrim. Kemi muaj që për shkak të këtyre ndërhyrjeve ne merremi me veten tonë, por ky Kuvend shënon fundin e këtij kapitulli, hap kapitullin e përballjes me qeverinë më të korruptuar të Evropës, me qeverinë e kryesuar nga Rama.

Kryeministri, absolutisht më i pashkollë në historinë e shtetit shqiptar. Po dhe po, Shqipëria, shoqëria shqiptare në të katër anët e saj lëngon. Rama vret shpresën, në çdo skaj, në çdo vatër, rrugë, fshat apo shesh të Shqipërisë. Ndaj dhe ne para së gjithash, duhet të bëjmë gjithçka për të kthyer te shqiptarët shpresën. Detyrë e vështirë, por e mundshme”, tha Berisha.

Tags: BerishadashPDsanksione

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Fifi do e hidhte në gjyq, reagon Donald Veshaj (VIDEO)

Më mirë opozitë e fortë sesa marioneta “pro amerikane”

Grab tackles Jakarta’s odd-even license plate policy with special algorithm







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Rikthehet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi

09:16 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com