Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Njihuni me “Lazaratin” e Italisë, aty ku banorët kultivojnë hapur kanabisin   

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Njihuni me “Lazaratin” e Italisë, aty ku banorët kultivojnë hapur kanabisin   

Nga Camilla Cupelli,“La Stampa”/Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Borgosesia-Në Valsesia, një zinxhir piktoresk luginash alpine në Italinë veriperëndimore, kanabisi ka qenë një kulturë tradicionale prej më shumë se 5 mijë vjetësh. Të dhënat e para të kultivimit, datojnë që në vitin 3.500 P.E.S, ndonëse kjo praktikë u braktis në masë të madhe gjatë shekullit XX-të.

Disa vite më parë, u formua një shoqatë lokale “Canapa Valsesia”, për të nxitur kultivimin e kanabisit në luginën që ndodhet në rajonin veriperëndimor të rajonit të Piemontit. “Është një lloj mënyre për të kthyer vëmendjen ndaj tokës”- thotë Francesco Cillerai, një 27-vjeçar i diplomuar për shkenca politike, që ngriti një ndër fermat e para të kultivimit të kanabis sativës në zonë.

Shumëllojshmëria e lëndës narkotike që kultivohet këtu dhe kudo në Itali, ka një nivel të ulët THC-je, një përbërës psikoaktiv i marijuanës, e cila është e destinuar të përdoret si një bimë dekorative apo për produktet e kërpit.

“Ne u krijojmë bizneseve dhe kultivuesve private, mundësinë për të provuar kultivimin e kanabisit në vendin e tyre”- thotë Simona Brini, presidente e “Canapa Valsesia”, e cila është pjesë e një shoqate më të madhe, me anëtarë nëpër gjithë zonat alpine italiane, e quajtur “Canapa Alpina”. “Ne blejmë farëra të varieteteve të ndryshme, dhe ua japim ato kultivuesve në fshat, që duan të eksperimentojnë me to”.Ndërsa kultivimi i kanabisit po përhapet në mbarë vendin, shumica e saj është eksperimentale, dhe nuk ka një treg të vërtetë. Më shumë se gjysma e 20 rajoneve të Italisë, kanë miratuar ligje që lejojnë konsumin e kanabisit për qëllime mjekësore, dhe një propozim në nivel kombëtar ka marrë mbështetje në parlamentin italian.

Për shkak se kanabisi medicinal, mund të kultivohet vetëm nga agjencitë qeveritare, ligjet në ndryshim e sipër, nuk do të ofrojnë një treg të ri për kultivuesit. “Ne u japim bimë dhe farëra falas, cilitdo që dëshiron të kultivojë vetë kanabisin. Kanabisi është rritur këtu që nga Epoka e Bronzit”- thotë Cesare Quaglia nga “AssoCanapa”, një shoqatë tjetër e kultivuesve të kanabisit në rajon. Ajo është themeluar në vitin 1997, në të njëjtin vit kur Quaglia filloi të kultivonte vetë bimën narkotike.

“Kultivimi u zhduk në vitet 1940-1950, por një bum i ri nisi në vitin 2013. Në vitin 2017, hektarët e kultivuar me kanabis në këtë rajon, pothuajse u dyfishuan”. Cillerai thotë se ai filloi të kultivojë marijuanën, si një mënyrë për t’u “rikthyer në origjinën time”. Një vit më vonë, ai themeloi “Canapa Valsesia”, edhe pse nuk ka shitur ende në treg ndonjë pjesë të kanabisit që zotëron.

Korrja e parë e “CanapaValsesia” ndodhi në muajin gusht, duke i lejuar kultivuesit të eksperimentojnë më tej me kulturat e vitit të ardhshëm. “Ne kemi një hektar me tri lloje të ndryshme kanabisi të mbjellë në lartësi të ndryshme. Kështu mund të kuptojmë se cili është varieteti më i mirë”- thotë Cillerai.

Qëllimi i tij është të krijojë zinxhirë lokalë të furnizimit, dhe të ringjallë një traditë të lashtë. Një shembull është “B & F Holyweeds”, një biznes lokal që shet bimë kanabisi për qëllime zbukuruese. Gjetiu në Alpet italiane, “Canapa Alpina” po kërkon të testojë prodhimin e litarit të kërpit dhe produkteve të kuzhinës.

Në luginën Anzasca, disa gra kanë filluar të prodhojnë pantofla tradicionale duke përdorur litarin e kërpit, thotë Brini. Sipas “AssoCanapa”, në Piemonte ka mbi 200 hektarë tokë të kultivuar me kanabis sativa. Organizata mbledh së bashku 84 kultivues, duke përfshirë 80 biznese bujqësore, 3 organizata jofitimprurëse dhe një fermë. “Ka ferma të vogla në rritje në disa lugina në Piemonte”- thotë presidentja e “AssoCanapa” Margherita Baravalle. “Ne e kemi thënë prej vitesh, se kultivimi i kanabisit mund të kontribuojë në ringjalljen e qytezave tona malore”. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: banorethapurItalisëkanabisinkultivojnëLazaratinNjihuni

TË LIDHURA

Dronët serbë shfaqen mbi Kosovë. Drejtori i Policisë: Kemi njoftuar KFOR
Kosovo

Dronët serbë shfaqen mbi Kosovë. Drejtori i Policisë: Kemi njoftuar KFOR

11:12 | 26/09/2025
Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani
Aktualitet

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025
Next Post
Qëlloi me armë ushtarakun, arrestohet 20-vjeçari

Qëlloi me armë ushtarakun, arrestohet 20-vjeçari

Bronkiti, faktorët riskantë dhe trajtimi i tij

Bronkiti, faktorët riskantë dhe trajtimi i tij

Rruga e tyre drejt BE-së e pasigurt, pse serbët zgjedhin SHBA-në para Rusisë

Rruga e tyre drejt BE-së e pasigurt, pse serbët zgjedhin SHBA-në para Rusisë

JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Vëllai i Gjestit ndërron jetë në aksident me motor
Kosovo

Vëllai i Gjestit ndërron jetë në aksident me motor

by mirseda
15:57 | 26/09/2025
0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur së fundmi në afërsi të fshatit Qungur, në komunën e...

Ekstradohet nga Greqia oligarku moldav, i dyshuar për vjedhjen e 1 miliard dollarëve

Ekstradohet nga Greqia oligarku moldav, i dyshuar për vjedhjen e 1 miliard dollarëve

14:46 | 26/09/2025
Pas 500 milionë eurove gjobë, BE akuzon sërish Apple për shkelje të tregut dixhital

Pas 500 milionë eurove gjobë, BE akuzon sërish Apple për shkelje të tregut dixhital

14:42 | 26/09/2025
Dorëhiqet kreu i Këshillit të qarkut Korçë, ja arsyeja

Dorëhiqet kreu i Këshillit të qarkut Korçë, ja arsyeja

14:40 | 26/09/2025
Sekuestrohet pasuri, e cila është dyshuar se është siguruar nga trafiku i drogës

Sekuestrohet pasuri, e cila është dyshuar se është siguruar nga trafiku i drogës

14:38 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com