Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Bronkiti, faktorët riskantë dhe trajtimi i tij

9 vjet ago
in Të Gjitha

Bronkiti është sëmundja e rrugëve të frymëmarrjes që shkakton pezmatim të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri.

Membrana e irrituar gungëzohet duke ngushtuar kështu rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri dhe duke sjellë periudhë kollitjesh që mund të shoqërohen nga gëlbazë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Mjeku pneumolog Xhemil Alizoti ka shpjeguar për gazetën “Shëndet +” faktorët riskantë të kësaj sëmundjeje dhe trajtimin e tij.

Çfarë është bronkiti?

Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Në praktikën mjekësore, dallohen dy tipa kryesore të bronkitit, akut dhe kronik, kjo në varësi të tipit të inflamacionit. Gjithashtu dallohen bronkitet të klasifikuar sipas shkaktarit etiologjik, gravitetit të manifestimit të sëmundjes, në primar (si sëmundje indipendente) apo sekondar (kur është si manifestim dytësor apo ndërlikim i një sëmundje tjetër), sipas ndryshimeve patologjike strukturore në pemën bronkiale.

Çfarë e shkakton bronkitin?

Ndër faktorët madhorë që akuzohen për shfaqjen e sëmundjes, mund të përmendim: duhanin, pluhurat, sëmundjet e ndryshme si virozat, sëmundjet e rrugëve të sipërme respiratore (sinozitet, faringitet, laringitet, angina etj), që japin komplikacione edhe tek bronkiti.

Cilat janë shenjat e sëmundjes dhe ku haset më shpesh?

Bronkiti haset më shpesh në moshat mbi 35 vjeç dhe prek më shumë femrat. Ndër shenjat e sëmundjes mund të përmendim kollën (kollën me sekrecione ose të thatë), temperaturën, sekrecionet etj. Është më tepër një sëmundje sezonale, haset kryesisht në periudhën e ndryshimit të temperaturave (në fillim të dimrit dhe në dalje të tij), ndërsa kur bëhet kronik, është i vazhdueshëm, pra nuk kemi më të bëjmë me një sëmundje sezonale.

Komplikacionet më të rënda?

Komplikacinet më të rënda  vijnë si pasojë e kollës së thatë dhe të fortë, që në disa raste mund të krijojë dhe pleumotoraks (grumbullimin e ajrit në zgavrën pleurale), duke shkaktuar dhimbje të forta dhe vështirësi në frymëmarrje tek pacienti, aq sa është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit ose drenimit.

Si bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes?

Për diagnostikimin  e sëmundjes përdoret radiografia. Skaneri ose skopia janë gjithashtu ekzaminime të tjera, por më të avancuara. Bëhen analizat e gjakut, kimike dhe biokimike. Trajtimi është konservativ  dhe terapeutik. Kryesisht përdoret antibiotikoterapia, mukolitikoterapia, vitaminoterapia, edhe me drenim. Në parim mjekimi vazhdon 7-10 ditë. Pas kësaj i sëmuri rikontrollohet me grafi për të parë ecurinë e sëmundjes.

Përveç terapisë me mjekim, një rëndësi të veçantë ka edhe dieta, e cila duhet të jetë e lëngshme, e ngrohtë dhe me vitamina të bollshme.

Tags: bronkitifaktorët riskantësëmundjatrajtimi i tij

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Rruga e tyre drejt BE-së e pasigurt, pse serbët zgjedhin SHBA-në para Rusisë

Basha: Ndërtimi i 3 inceneratorëve, aferë mafioze e Ramës dhe Ahmetajt. Të hetohet!

Shkarkohet Montella, nuk do ta besoni kush është trajneri i ri i Milanit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com