Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Një vend i korruptuar kërkon të reformojë sistemin e drejtësisë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Një vend i korruptuar kërkon të reformojë sistemin e drejtësisë

Majlinda Andreas iu deshën 16 vite për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të gjyqësorit në  Shqipëri, dhe një qese plastike me 50.000 euro për t’i dhënë fund karrierës. Kjo ishte shuma që bashkëshorti i saj, Odhise, mori në një kafene të Tiranës në korrikun e vitit të kaluar, në mënyrë që Gjykata e Lartë, ku Andrea ishte gjykatëse, të rrëzonte një ankim mbi pronësinë e një toke pranë kufirit jugor të Shqipërisë me Greqinë.

Padia u rrëzua në mënyrë të parregullt, dhe javën e kaluar Andrea, 48-vjeçe, u bë gjyqtarja më e lartë në Shqipëri, e dënuar për korrupsion nga ish-kolegët e saj të Gjykatës së Lartë. Rasti është bërë një simbol, se si ryshfeti ka depërtuar deri tek instancat më të larta të pushtetit gjyqësor në Shqipëri, por edhe të vendosmërisë së dukshme të rigjetur të vendit për ta çrrënjosur këtë dukuri, në përpjekje për të përmbushur kushtet për hapjen e mundshme të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian brenda këtij viti.

Kryeministri socialist, Edi Rama, që kërkon rizgjedhjen për një mandat të ri qeverisës të dielën, e ka sjellë Shqipërinë në prag të sulmit potencialisht më të madh ndaj korrupsionit në gjyqësor, që shteti ballkanik prej 3 milionë banorësh, ka parë që prej daljes nga izolimi komunist në fillim të viteve 1990.

E turpëruar dhe e vënë nën presion nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, Shqipëria miratoi këtë vit ligjin që parashikohet t’i japë fund ndërhyrjeve politike, dhe forcojë pavarësinë e gjykatave. Masa kryesore është një plan, i monitoruar nga një panel ekspertësh nga BE dhe SHBA, për të shqyrtuar figurën e rreth 1000 gjykatësve dhe prokurorëve, dhe larguar nga sistemi ata që kanë pasuri dhe para përtej mundësive që u lejon rroga e tyre modeste.

Ata që mbijetojnë, dhe rekrutët e rinj, do të përfitojnë dyfishimin e pagës në 150.000 lekë ($ 1268 dollarë) në muaj. Nëse zbatohen këto masa, Shqipëria – tashmë një anëtare e NATO-s, shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2017 – një hap i madh përpara për rajonin e varfër, por i dobishëm edhe për vetë bllokun, që kërkon të tregojë se ende synon të zgjerohet, edhe pas largimit zyrtar të Britanisë  në vitin 2019.

“Ndalimi nuk është një opsion”- tha Rama për Reuters në një intervistë më herët gjatë këtij muaji. “Ne duhet ta bëjmë këtë reformë, në rast se duam të jemi pjesë e BE-së”.

Orët e shtrenjta

Reforma po ndodh pas shumë vitesh presioni nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, me Uashingtonin që është gjerësisht popullor dhe me shumë  ndikim në mesin e shqiptarëve, shumica e të cilëve janë myslimanë.  Që kur falimentimi i skemave financiare piramidale dy dekada më parë, shkatërroi ekonominë dhe e zhyti Shqipërinë në kaos, vendi është përpjekur të fshijë nga vetja imazhin e një vendi tejet të korruptuar.

Ndërsa disa gjyqtarë e fshehin pasurinë e tyre, të tjerët e kanë raportuar si vila luksoze dhe apartamente në formën e dhuratave nga të afërmit. Disa kanë qenë edhe më të ekspozuar, teksa kanë udhëtuar rregullisht jashtë shtetit për të parë ndeshjet e rëndësishme të futbollit evropian, pavarësisht të ardhurave të tyre zyrtare relativisht të ulëta.

“Unë paguhem më shumë se sa ata, e megjithatë disa prej tyre ngasin makina Audi Q7, ndërsa unë kam një makinë të vogël, që shpesh pëson defekte”- thotë gazetarja që mbulon Gjykatën e Tiranës, Klodiana Lala.

Duke lënë mënjanë protokollin diplomatik, ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, tha në një konferencë të gjyqtarëve në fund të vitit 2015: ‘‘Ju duhet të bëheni simboli i ri i sistemit, në vend të imazhit të sotëm të gjyqtarëve të korruptuar që mbajnë në duar orët e shtrenjta Cartier!”.

Në letër, reforma i jep fund praktikës së emërimeve politike  në gjyqësor, dhe i bën prokurorët të pavarur. “Ndikimi i politikës është minimal”,- tha për “Reuters”, deputeti socialist Fatmir Xhafa, që ka udhëhequr hartimin e reformës nën udhëzimet e perëndimorëve. “Reforma nuk është kozmetike”-, tha ai, “por një transformim radikal”.

Rezistenca

Megjithatë, gjykatësit janë duke rezistuar, dhe e kanë ankimuar reformën në Gjykatën Kushtetuese, e cila ende fuqi mbi shkallët më të ulëta të sistemit. Gerd Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, tha se BE-ja e ka trajtuar sistemin e drejtësisë si të ishte ‘‘Viti zero”.

‘‘Reforma është e nevojshme. Por, kushtet e procesit të verifikimit janë shumë të paqarta dhe të rrezikuara nga paragjykimet politike’’, tha ai për “Reuters”.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vllahutin, tha se rëndësia e reformës ishte e dukshme tek “rezistenca e grupeve të caktuara të interesit, të cilat nuk kanë kursyer asnjë përpjekje për ta sabotuar atë”. Të tjerë paralajmërojnë se sistemi i ri mund të jetë shumë ambicioz. “Ata kanë krijuar një strukturë të madhe, që do të jetë e vështirë të funksionojë”-  shprehet Ketlin Imholz, një avokate irlandezo-amerikane me banim në Shqipëri.

Imholz ndërkohë mbron presionin e SHBA-së mbi reformën në Shqipëri.

“Amerikanët kanë një dëshirë të sinqertë për ta bërë më të mirë sistemin e drejtësisë në vend, me një njësi speciale hetimi sipas modelit të FBI-së, dhe me njerëz të korruptuar jashtë sistemit”-tha ajo për Rojter.

 “Por kjo përfundoi duke qenë aq e komplikuar, sa që qëllimet e tyre janë si dy kokrra rushi në një puding të madh”.

Andrea, gjyqtarja e dënuar, nuk ishte e pranishme në seancë, kur gjykatësit shpallën verdiktin e tyre. Ndërsa ata po e bënin këtë, kishin përballë portretin e Nënë Terezës – misionares shqiptare që u shenjtërua nga Vatikani – dhe që duket sikur thoshte një “Lutje për Gjyqtarët” që ata të jepnin drejtësi.

Andrea, që u vetëdeklarua e pafajshme, u dënua 4 vjet burg me kusht, dhe ndalimin për 5-vjet në mbajtjen e posteve  publike. Burri i saj u dënua me 18 muaj burg. Avokati i Andreas e ka apeluar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Rama, i cili kryeson në sondazhet për zgjedhjet parlamentare të së dielës, ka akuzuar rivalët e tij se kishin synim të sabotonin reformën, edhe pse forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike, ka premtuar ecjen përpara me këtë reformë, në rast se votohet të marrë drejtimin e qeverisjes së vendit.

Në një deklaratë me shkrim për agjencinë “Reuters”, ambasadorja e BE-së Vlahutin tha se unioni do të shqyrtojë nga afër zbatimin e rekomandimeve, për të çelur bisedimet e pranimit të vendit në BE. “Dhe ato nuk janë si mbushja e kutive bosh në një letër të bardhë ”- tha ajo./ Nga Benet Koleka dhe Matt Robinson  “Reuters”

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: drejtesiagjyqtaretkorruptuarMajlinda Andreaopozitaoretramasistemivend

TË LIDHURA

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje
Aktualitet

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje

17:47 | 10/06/2025
Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit
Aktualitet

Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit

17:18 | 10/06/2025
KAS vendos hapjen e 60 kutive në Durrës, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës
Aktualitet

KAS vendos hapjen e 60 kutive në Durrës, i rrezikohet mandati të besuarit të Berishës

16:38 | 10/06/2025
Next Post
DETAJET/ Ja sa para iu gjetën në makinë doganierit që blinte votat në Shkodër

DETAJET/ Ja sa para iu gjetën në makinë doganierit që blinte votat në Shkodër

Votimi i të dënuarve/ Pranohet kërkesa e Mark Frrokut, tërhiqet Dritan Dajti

Votimi i të dënuarve/ Pranohet kërkesa e Mark Frrokut, tërhiqet Dritan Dajti

Dikur ishte frika, sot vota blihet me para të thata

Dikur ishte frika, sot vota blihet me para të thata

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Kombëtarja, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë.
Sport

Kombëtarja, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë.

by mirseda
18:02 | 10/06/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola...

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje

“Mashë e pushtetit”, Kalaja kundër gjyqtares: Irena me marrëveshje

17:47 | 10/06/2025
ChatGPT ndalon së funksionuari,përdoruesit ngelin të çuditur

ChatGPT ndalon së funksionuari,përdoruesit ngelin të çuditur

17:32 | 10/06/2025
Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit

Alibej rrëfen ekzekutimin e Emiljano Ramazanit

17:18 | 10/06/2025
Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe

Vdes në rrethana të ‘mistershme’ foshnja 5 muajshe

17:01 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com