Policia ka dhënë detaje lidhur me tentativën për blerje votash në Shkodër, pas arrestimit në flagrancë të doganierit Izmir Bushajt, 26 vjeç dhe Xhyher Bushajt, i cili ndodhej në automjetin e këtij të parit.
Mësohet se policia ka ndaluar automjetin tip Hunday, me targa AA 797 MK, brenda së cilës ka gjetur një listë votuesish dhe një sasi të konsiderueshme parash.
Mësohet se bashkë me listën kanë qenë në total 48 copë kartëmonedha me prerje 2000-lekëshe, të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të 30-vjeçarit Xh. B., iu gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.