Shqipëria është në “listën e zezë” të Iranit për shkak se strehon disidentët e sistemit. Për këtë gjë, Lideri suprem i Iranit, dje edhe pse nuk e përmendi në emër u shpreh se është një vend i vogël në Evropë por i djallëzuar, ku tradhtarët e Iranit bashkëpunojnë me SHBA-në kundër Republikës Islamike.
Për këtë deklaratë të tijën ka reaguar presidenti Ilir Meta. Ai ka dënuar deklaratat e Liderit Iranian dhe ka shprehur përkrahjen maksimale për NATO-n dhe SHBA-në. Për presidentin Meta, të drejtat e njeriut janë të shenjta në Shqipëri.
“Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta. Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë”, shkruan Meta.