Përgjatë pesë ditëve të Panairit të Librit, Blendi Fevziu ka qenë një ndër autorët më të kërkuar. Ku këtë vit ka ardhur me një botim sa personal aq edhe gjithëpërfshirës, “Tirana e nonës”. Për të folur mbi këtë gjë, gazetari i mirënjohur zgjodhi të zhvillonte një takim edhe me vullnetarët e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.
Të mbledhur në ambientet e Qendrës së Solidaritetit, Fevziu dhe dhjetëra të rinj bashkëbiseduan mbi librin, Tiranën, familjen por edhe rëndësinë e veçantë që ka bamirësia. Si dhe nevojën e shoqërisë për të krijuar dhe pasur sa më shumë modele suksesi. Pas takimit i cili zgjati më shumë se një orë, autori bëri foto dhe firmosi autografe për lexuesit.
“Tirona e Nonës” rrëfen historinë e jashtëzakonshme të tri grave shumë të rëndësishme në jetën e gazetarit. Përkatësisht ngjarja vjen përmes personazhit të stërgjyshes, motrës dhe kushërirës së Fevziut. Mirëpo, nuk ndalon vetëm në sferën e një familje në Tiranë. Përkundrazi është një rrëfim i gjithë qytetit./ TIRANA TODAY