pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winnesinecasino giriştambetcashwin girişnesinecasinojojobet girişcashwinesbet girişjojobetmeritkingmarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetesbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibommatbetsuperbetinbettiltCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një president si Meta, që flet për “vagabondë”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artur Ajazi

I ftuar në një portal televiziv, kreu në detyrë i shtetit Ilir Meta, ka folur “ashpër” lidhur me situatën politike, dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë nga arkivat e tij folklorikë edhe fjalë të tilla si “vagabondë, batak”. Sinqerisht nuk mund ta besoj se Ilir Meta është kryetar shtetit, sinqerisht nuk mund ta kuptoj se si Ilir Meta qëndron akoma në zyrën e tij në Presidencë, kur ka kaq shumë mllefe, inate, kaq shumë vrer të mbledhur prej kohësh ndoshta për një pjesë të klasës politike, dhe arrin deri atje sa ti quajë “vagabondë” që flasin në emër të popullit. Si mund të qëndrojë një kryetar shtetit mes “vagabondëve dhe batakut”, si nuk distancohet, dhe hapi i duhur është largimi, dhe jo lufta verbale dhe sulmet nga frëngji “kullash” dhe portalesh televizive.

Një kryetar shteti që flet me fjalor bajat dhe banal, që ka 1 viti e ca, që merret me qeverisjen, kryeministrin Rama, me Parlamentin, që merret me deputetët dhe prokurorët, një kryetar shtetit që nuk lë rast pa dalë tek dera e Presidencës dhe pa dalë para kamerave për të shpotuar ministrat, kryeministrin, dhe së fundi del dhe kërkon “referendum” për ti mbyllur “gojën vagabondëve”. Por ata “vagabondë” zoti Meta, janë votuar nga shumica e shqiptarëve, aq sa ti, PD dhe LSI, kurrë nuk do të mund të votoheni ndonjëherë. Ata “vagabondë” zoti Meta, kanë qenë dikur partnerët e tu politikë, kanë qenë bashkëqeverisës me ju, dhe sot janë të nderuar dhe të votuar , në ballë të punëve dhe procesit të reformimit të jetës politike dhe sociale të vendit.

Nuk mund ta besoj, që kryetari shtetit nxjerr nga goja, dhe u drejtohet kundërshtarëve të tij politikë (në fakt ai duhet të qëndrojë mbi palët) me fjalorin e portaleve televizive, duke i quajtur “vagabondë, batak” dhe shprehje të tjera, që realisht e ulin dhe zhvlerësojnë shumë emrin dhe figurën e tij. Por ajo që bie në sy, dhe është e lehtë ta konstatosh është fakti se Ilir Meta, nuk lë rast pa hedhur baltë, pa sulmuar, pa ofenduar, dhe pa tentuar të diskreditojë sipas tij, qeverisjen, deputetët, kryeministrin, duke marrë në mbrojtje opozitaristët e vjetër dhe politikën e rrugës. Një kryetar shteti ka detyrimin të jetë mbi palët politike, ka detyrimin të jetë asnjëanës dhe ekuilibrues në situata të ndera, dhe jo të pozicionohet hapur “pro” njërës pale.

Një kryetar shteti , nuk bën opozitaristin, dhe nuk merr hapur rolin e opozitaristit, duke shkelur çdo normë kushtetuese. Një kryetar shteti, nuk bën lojëra me datën e zgjedhjeve, nuk bën thirrje për të zbatuar dekrete që bien ndesh me Kushtetutën, dhe nuk i shpall luftë të hapur qeverisjes për “hatër të Doktorit dhe Monikës”. Një kryetar shteti nuk jep mesazhe që nxisin largimin por bashkimin, nuk flet në media për “vagabondë dhe batak” por duhet të përmbahet, “me qetësi dhe dashuri” të kuptojë se është akoma në Presidencë, dhe jo në zyrën e Doktorit dhe kryetarit të LSI.

Tags: Artur Ajaziilir metakomentVAGABOND

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Gjykata dënon me gjobë Berishën, reagon zyra e ish-kryeministrit

VIDEO/ Lumi nëntokësor shpërthen dhe përmbyt sheshin në Itali

Protestë masive në Beograd, qindra persona përpara ambasadës së Malit të Zi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com