Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një pakt uniteti përballë armikut të përbashkët

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një pakt uniteti përballë armikut të përbashkët

Nga: Preç Zogaj

Gjuha dhe komunikimi politik po manifestojnë çdo ditë simtomat e luftës së vjetër, për të mos thënë janë në orën e mbetur të politikës së llogoreve. Si të mos ketë mbërritur tashmë armiku i padukshëm planetar me emrin COVID 19 që mund të na shkatërrojë. “Partitura” duhet të ndryshojë, të gjithë duhet t’i ulin armët e vjetra. Qeveria dhe opozita.

Kryeministri Rama paraqiti një plan ekonomik me shtatë pika. Nuk mund të di impaktin që do të ketë ky plan në kurimin e morisë së gropave dhe gropëzave që po hap kriza e koronavirusit në buxhetet e familjeve, në xhepat e atyre që nuk shkojnë dot në punë, në bilancet e sipërmarrjes së vogël, të mesme e të madhe, në çdo celulë të shoqërisë. Plani me shtatë pika është një hap. Hapi i parë, që me siguri do të pasohet me hapa të tjerë. Veç po të ndodhë mrekullia që koronavirusi ta lerë me kaq.

Qeveria e ka për detyrë të jetë shumë e matur në këtë periudhë të shënuar nga paparashikueshmëria. Nga ky këndvështrim, edhe pse të pamjaftueshme, duhen përshendetur ndërhyrjet, masat dhe pagesat që po merr përsipër. Nuk është e mençur të lëshohet dora kur nuk e dimë ku e ka fundin kjo gjemë botërore.

Por në këndvështrimin e dikujt që nuk është ekonomist si puna ime, planit të qeverisë apo më saktë fjalës shoqëruese me të cilën e njoftoi kryeministri Rama i mungonte qartazi një gjë e vyer në këtë kohë: një falenderim për PD dhe opozitën që i ka kërkuar qysh në fillim qeverisë një plan ekonomik duke paraqitur propozimet e saj.

Jo se zotit Basha apo zonjës Kryemadhi u nevojitet si individë një falenderim nga zoti Rama, por kjo do t’i duhej frymës, atmosferës së kohës. Do të ishte një mesazh për kohezionin që na duhet. Do të ishte mirësjellje në fund të fundit. Ështe qartë se çdo opozitë është gjithmonë para qeverisë në artikulimin e masave për të përballuar fatkeqësitë natyrore dhe pandemitë.

Sepse opozita ka vetëm fjalën, kurse qeveria ka barrën e llogarive dhe zbatimit të masave. Sikush në punën e vet. Duhet të themi se në këtë pikë Partia Demokratike dhe kreu saj, Lulzim Basha, kanë qenë në një hap kohor me qeveritë e vendeve të BE-së dhe Perëndimit, të cilat lançuan njëherësh me masat kundër pandemisë edhe paketat e ndërhyrjes në ekonomi, duke u nisur nga parimi i shëndoshë se një kërcenim nuk mund të mundet duke lënë të ndodhë një katastrofë.

Mjerisht, në vend të fjalëve të xhentilesës për planin e opozitës, që nuk do të thotë doemos pranim i këtij plani (por ka veç të mira dhe asnjë të keqe të merren gjërat e mira që propozon opozita, siç edhe janë marrë pas tërmetit dhe kësaj radhe gjithashtu), kryeministri dhe gjithë rrethi i tij kanë vazhduar të ofrojnë kafërdisjen me dhjamin e mbaruar të një lapsusi të Bashës këtu e dy tre vjet me parë. Vetëm të vdekurit nuk bëjnë lapsuse dhe përmendja pambarim e tyre si mjet politik është tregues nervozimi dhe paaftësia për të konfrontuar me argumente propozimet e kundërshtarit. Në rrafshin njerëzor është me keq se kaq. Boll me “shtatë herë shtatë” se është turp!

Nga ana tjetër, duke mos hequr dorë nga propozimet e saj për gjendjen, opozita nuk ka përse përdor një gjuhë distante me nota arrogante të tipit “ ja ku e ke, merre dhe zbatoje”, që le përshtypjen sikur opozita është për t’i vënë detyra qeverisë. Jo, nuk është kështu, opozita e kontrollon qeverinë, e konkuron me alternativat e saj, por nuk është për t’i venë detyra. Ky është një keqkuptim dhe një denatyrim shqiptar.

Koronavirusi ka treguar majën e ajsbergut deri tani dhe duket qartë se do të godasë akoma më fort ekonominë, mënyrën e të jeturit, ndoshta jetën e disa prej të njohurve dhe të dashurve tanë. Ajo që po kërkon opozita sot për të ndërprerë financimin e disa koncensioneve apo tenderave (opozita këtu duhet të jetë konkrete për cilët koncensione dhe tendera e ka fjalën), qeveria mund te jetë e detyruar ta bëjë në të ardhmen, nëse situata evoluon negativisht. Sepse jeta është e para.

Si rregull lufta kundër armikut të përbashkët i konservon, i ngrin ose i fshin fare armiqësitë dhe pengjet politike të mëparshme. A është pandemia e koronavirusit rasti? Unë mendoj se po. Shpërthimi në mbarë botën thotë “po”. Nëse duket shumë të flitet për fshirje, nuk është shumë të flitet për ngrirje të pengjeve politike që të gjithë i njohim. Është i nevojshëm një pakt i unitetit, pikat e të cilit mund t’i propozojë opozita. Është tamam në tagrin e saj ta bëjë këtë. Kjo kërkon zotërimin e një diapazoni të gjerë të sjelljes politike, që aktorët institucionalë me personalitet të opozitës kanë dëshmuar se e kanë kur është dashur. /Gazeta Liberale

Tags: COVID-19Prec zogajrama

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Në Kosovë hyn kamioni i parë me mallra nga Serbia

Në Kosovë hyn kamioni i parë me mallra nga Serbia

S’doni me të mirë? Rama nxjerr videon e rëndë, ja çfarë paralajmëron

S’doni me të mirë? Rama nxjerr videon e rëndë, ja çfarë paralajmëron

New York-u në karantinë, hotelet e zonat sportive do shndërrohen në dhoma spitali

New York-u në karantinë, hotelet e zonat sportive do shndërrohen në dhoma spitali







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

by mirseda
08:51 | 17/01/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të ndërmarrë sulme të reja masive...

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

22:10 | 16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com