Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Një mijë vende pune direkt”, Rama bën premtimin e madh nga Kukësi

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Një mijë vende pune direkt”, Rama bën premtimin e madh nga Kukësi

Rama ndodhet në Kukës, në kuadër të turit që PS ka nisur për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Kreu i qeverisë, u zhvendos aty ku po ndërtohet aeroporti i Kukësit, ndërsa shpjegoi se pse PS po kërkon një mandat të tretë. Kryeministri u shpreh se aeroporti i Kukësit po bëhet realitet, dhe shumë shpejt do ketë linja ajrore që nuk i ka as Tirana dhe as Prishtina. Kreu i qeverisë tha se shumë kush ka rrezikuar në rrugën e Kombit, duke u kthyer në burim aksidentesh. E ndërsa sot realiteti është krejt tjetër. Ai shtoi më tej se është një ndryshim cilësor i standardeve, i mënyrës së të projektuarit dhe të ndërtuarit në çdo funksion të çdo kalimtari.

“Shumëkush pyet përse na duhet një mandat i tretë? Përse unë kërkoj së bashku me skuadrën time një mandat të tretë për PS? Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse kthesa që kemi marrë dhe tani kemi hyrë thellë për të dalë në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër nuk mund të zmbrapset, sot kur gjithçka ka filluar të marrë formë si ky aeroport. Përfytyroni sikur PS e lë në mes këtë punë, do të ndodhë në Shqipëri e njëjta gjë që ndodhi me rrugën e Kombit.

Shumë kush ka rrezikuar në rrugën e Kombit, ku u kthye në burim aksidentesh. Shikojeni sot çfarë po ndodh me rrugën e Kombit. Është një ndryshim cilësor i standardeve, i mënyrës së të projektuarit dhe të ndërtuarit në çdo funksion të çdo kalimtari.

Shikoni se sa vepra arti ka gjatë rrugës, mbikalime apo rrugë dytësore për të lidhur komunitetet deri dje të izoluara. Shikoni çfarë vepre e jashtëzakonshme historike është bërë.

Thonë aeroporti ishte gati, por nëse do të kishte gjysmë gati parafytyroni se sa herë do ta kishte inauguruar Saliu. Ishte një pistë e ndërtuar me bujari të madhe nga mbreti i Emirateve të Bashkuara dhe e asistuar këtu nga vetë princi i kurorës, por u ndërtua në atë kohë të ulur thjesht mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova.

Nuk ishte një pistë që mund të shërbente si aeroport Kombëtar. Sot është një kantier i madh, në punë intensivisht. Pasi janë zgjidhur problemet me të gjitha banorët”.

Rama u shpreh gjithashtu se pas përfundimit të aeroportit të Kukësit, do të krijohen 1 mijë vende pune, përveç atyre gjatë fazës së ndërtimit të tij.

“Një ambicie shumë të madhe për ta kthyer Kukësin një pikë referimi, jo vetëm për banorët e Kukësit e kuksianët që do i sjell se s’bën të votojnë për PD, 120 vota do i ketë nga unë PD këtu, se do marr ata që janë tallur më shumë në Facebook-un tim, e po i nxjerrin një nga një, por edhe për të gjithë të tjerët, qoftë për banorët në Tiranë, Gjakovë, sepse do jetë një aeroport që do sigurojë linja të cilat nuk i ka e s’do i ketë as Tirana e as Prishtina.

Do sjellë vetëm si aeroport 1 mijë vende pune direkte, e mijëra vende pune të tjera që do krijohen si rrjedhojë e ndërtimit të aeroportit. Një euro e investuar në aeroport sjell 17-23 euro të tjera si rezultat i atij investimi”.

Tags: aeroportKukesrama

TË LIDHURA

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës
Aktualitet

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

10:50 | 31/10/2025
Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës
Aktualitet

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:48 | 31/10/2025
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:40 | 31/10/2025
Next Post
“Qen bir qeni”/Rama-Metës: Është kthyer në lolo, opozitës i dhamë një president

“Qen bir qeni"/Rama-Metës: Është kthyer në lolo, opozitës i dhamë një president

Merr flakë makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani

Merr flakë makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani

“Mos dëgjoni Monikën”/Rama: Nëse numrat bëhen marramendës, s’ka më shtretër

“Mos dëgjoni Monikën”/Rama: Nëse numrat bëhen marramendës, s'ka më shtretër







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës
Aktualitet

Gjyqi i Veliajt, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

by mirseda
10:50 | 31/10/2025
0

Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimimit nga Erion Verliaj të shkarkimit të tij...

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Behgjet Pacolli paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

10:48 | 31/10/2025
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë, gjyqtarët tërhiqen për vendim

10:40 | 31/10/2025
Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Erion Veliajn

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për Erion Veliajn

10:18 | 31/10/2025
Erion Veliaj  do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Erion Veliaj do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

09:55 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com