Aktualitet

Nisin negociatat për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Houl


               Publikuar në : 16:54 - 03/12/19 M S

Kanë nisur negociatat për kthimin e të gjithëve fëmijëve shqiptarë që ndodhen në kampin Al-Houl në Siri. Lajmi konfirmohet për “Abc News” nga Konsulli i Nderit i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Liban, Mark Ghraib.

Pas suksesit në rikthimin e shqiptarit, Alvin Berisha nga kampi Al-Houl në Siri, Mark Ghraib ka marrë autorizimin zyrtar nga autoritetet shqiptare, dhe ka nisur negociatat me personat e interesuar për të tërhequr qytetarët shqiptarë të cilët janë në kampin Al-Houl.

Operacioni i shpëtimit do të kryhet për të gjithë fëmijët e të mitur nga mosha 16 vjeç e poshtë.

Gjatë vitit 2012-2014, brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur në Siri nga prindër shqiptarë./abcnews.al

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT