Stil

Dhuroi 100 mijë euro, Fejzullahu do të ndërtojë shtëpinë e vëllezërve Abazi


               Publikuar në : 17:08 - 03/12/19 M S

Më herët, këngëtari Ermal Fejzullahu premtoi se do të dhuronte 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Por bamirësia nuk përfundon me kaq. “Prive” ka zbuluar se Ermali do të kujdeset personalisht edhe për ndërtimin e shtëpisë së vëllezërve Abazi në Gjilan. Këngëtari do i qëndrojë afër familjes nga Gjilani, e cila ka humbur dhe një djalë tjetër vite më parë.

Isa Abazi 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç, janë dy vëllezërit të cilët udhëtonin në Durrës për punë, dhe po qëndronin në një hotel që u shemb.

I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeç. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini, 32-vjeç.

Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT