E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Nis vala e dytë, Brataj: Masa shtrënguese si vendet e tjera

Rritja e shtrimeve në spitale, ka sjellë frikën e shtuar për izolim. Ndonëse nga ana e mjëkëve është folur gjatë ditëve të fundit për disa skenarë, për të mos përfunduar në mbyllje, ende nuk dihet më konktretisht se cilat janë masat shtrënguese.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë në një intervistë për A2 se këto nivele infektimi ishin të pritshme pas hapjes së shkollave: “Në këtë periudhë ishte normale që do të kishte rritje të rasteve për shkak të hapjes së shkollave, për arsye të ftohjes së motit dhe ndryshimit të kushteve ambientale. Këto janë në favor të virusit në këto momente”.

Brataj parashikon përkeqësim të situatës, dhe nevojën për aplikimin e masave të tjera shtrënguese. Ashtu si shumë vende europiane, edhe në Shqipëri shihet një rritje e shifrave të të infektuarve me Covid-19. Frika është shtuar pasi trendi i të infektuarve është në rritje.

“Gjendja dhe numrat do të rriten akoma, sepse infeksioni është përhapur shumë. Siç po vepron gjithë bota, edhe Shqipëria nuk ngelet mbrapa, po diskutohen të gjitha masat kufizuese që nuk çojnë në mbyllje të plotë. Nuk e dimë ende, nuk është vendosur për masa të tjera”, tha Brataj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...