Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Nis gangrena e PPP në shëndetësi, qeveria i pagoi sterilizimit 3.6 milionë euro

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nis gangrena e PPP në shëndetësi, qeveria i pagoi sterilizimit 3.6 milionë euro

Muaj më parë një shkresë absurde mbërriti në spitalet e vendit ku kërkohej të limitoheshin operacionet për shkak të kostove që krijonte koncesioni i sterilizimit të sallave. Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018 (shih tabelën në fund).

Pagesat më të larta me koncesionin e sterilizimit duket se kanë kushtëzuar investimet në shëndetësi. Në një raport të posaçëm për ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2018, Fondi ka arsyetuar se, programimi i investimeve ndryshoi në fund të vitit të kaluar, nisur nga pamundësia në realizimin e sistemeve informatike të parashikuara. Mosrealizimet u përdorën për të mundësuar në programe të tjera të shpenzimeve, që rezultonin me tejkalime.

Faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro. Sipas FDSKSH janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje, sipas kompleksiteteve, pa përfshirë paketimet me avull. Burimet nga QSUT pohuan se për këtë shkak është ndaluar kryerja e disa operacioneve të lehta, të tilla si, bërja synet.

Koncesioni i sterilizimit ka zënë 5.1% të shpenzimeve totale në shëndetësi, sipas tabelave zyrtare.

Kontrata

Kontrata e koncesionit të sterilizimit ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit të saj, por ka shfaqur defekte serioze në drejtim të parashikimit të kostove. Kërkesa për ndërhyrje kirurgjikale ka qenë më e lartë se parashikimi për financimin e saj në buxhetin e vitit 2018. Vitin e kaluar qeveria e pagoi koncensionarin e sterilizimit, kompaninë Sani Servis me 1,625,300 lekë , ose 4 për qind më shumë se plani në buxhet, ndërsa fatura e vërtete e koncesionit i ka kaluar të 2 miliardë lekët.

Kompania SaniServise, që ofron shërbimin e sterilizimit për instrumentet kirurgjikale, raportoi 265 milionë lekë fitime ose rreth 2.1 milionë euro, sipas deklarimeve zyrtare në bilancin 2018. Të ardhurat e kompanisë arritën në 1.7 miliardë lekë vitin e kaluar, ndërsa norma e fitimit ishte 15%. Fitimet e SaniServis u trefishuan në raport me 2017. Kompania SaniServis ka fituar koncesionin e sterilizimit, me një total prej 12,3 miliardë lekësh për periudhën 2016-2025.

Për çdo operacion që ofrohet në sallat shqiptare të operacionit, SaniServis paguhet 37,700 lekë për ndërhyrjet me intensitet të lartë, 22,300 lekë për ndërhyrjet me intensitet të mesëm, 13,900 lekë për ndërhyrjet me intensitet të ulët. Ekspertët e Shëndetësisë pohojnë se kostot e sterilizimit kanë kaluar kostot e operacionit, dhe kjo është absurde sipas tyre. /Monitor

Tags: gangrenepppqeverishendetesi

TË LIDHURA

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë
Aktualitet

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë

11:09 | 28/10/2025
Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës
Politikë

Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës

11:07 | 28/10/2025
Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit
Aktualitet

Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit

10:41 | 28/10/2025
Next Post
I kërkonte favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon në pranga

I kërkonte favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon në pranga

Shqipëria merr drejtimin e SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurtë

Shqipëria merr drejtimin e SEDM, Xhaçka: Dyer të hapura për një rajon më të sigurtë

Të qeshim me ne, dhe të qajmë për ne

Të qeshim me ne, dhe të qajmë për ne







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë
Aktualitet

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë

by mirseda
11:09 | 28/10/2025
0

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1...

Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës

Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës

11:07 | 28/10/2025
Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit

Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit

10:41 | 28/10/2025
SPAK me prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore. Shkak…

SPAK me prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore. Shkak…

10:15 | 28/10/2025
Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

10:05 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com