Avokati Spartak Ngjela, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re.
Ai ka hedhur dritë mbi ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.
“Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshme patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje?
Richard Grenell u shkoi në Novi Sad, dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vuçiçin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje, panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë; dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela.