Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ngjela tregon se çfarë fshihet pas shkarkimit të Vjosa Osmanit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela tregon se çfarë fshihet pas shkarkimit të Vjosa Osmanit

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe anëtares së kryesisë së LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Ngjela shkruan se në këtë rast anti-vlera shoqërore ka shkarkuar vlerën e vërtetë dhe patriotike nga postet drejtuese të shtetit.

Sipas tij, të korruptuarit në Prishtinë dhe në Tiranë po presin që me anë të forcës së politikës amerikane të fitojë korrupsioni në Prishtinë, të copëtohet territori i shtetit të Kosovës dhe Serbia të dominojë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë me veglat e saj, si në 100 vjet.

Postimi i plotë:

“Tani e mora lajmin se në Prishtinë, struktura e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmani si nënkryetare të partisë dhe gjithashtu e ka shkarkuar edhe si anëtare të kryesisë së Lidhjes Demokratike.

l.
Por, në politikë ka një rregull strikt, që mund të quhet edhe aksiomë: kur antivlera shoqërore shkarkon vlerën e vërtetë dhe patriotike nga postet drejtuese të shtetit, patriotit të vërtetë i shtohet vlera deri në maksimumin historik të patriotizmit, jo vetëm në periudhën kur ndodh shkarkimi, por edhe më tej në histori.

Historia e Shqipërisë deri tani ka ecur sipas filozofisë politike që antivlera ka shkarkuar nga posti drejtues apo ka vrarë vlerën kombëtare, kurse vlera, sigurisht që ka dy ingredientë kryesorë që e ndërtojnë realisht: patriotizmin dhe ngritjen e lartë intelektuale.
Por, mungesa e këtyre dy ingredientëve në historinë dyqindvjeçare të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është sëmundja e gjatë e Shqipërisë, por që, ndërkohë, po konstatohet se është e njëjtë edhe në Kosovë, edhe pse tani është fakt historik që Kosova, prej njëqind vjetësh është epiqendra e patriotizmit shqiptar.

ll.
Antivlerat shqiptare gjithmonë janë paguar apo kanë qenë vegla të pushtuesëve shekullore të Shqipërisë. Sot duhet të jemi të fortë dhe ta pranojmë: kemi qenë dhe jemi ende shoqëri e pushtuar nga antivlerat kombëtare.
Por, çfarë duhet të bëjmë?
Duhet të vendoset moraliteti në drejtimin e Shqipërisë. Pikërisht kjo duhet të vijë nga reforma antikorrupsion në Tiranë.

Nëse në Tiranë, me procesin antikorrupsion që ka nisur, do të vendoset drejtësia nëpërmjet forcës së ligjit, edhe korrupsioni në shtetin e Kosovës do të falimentojë shumë shpejt.

Lufta kundër korrupsionit në Tiranë dhe në Prishtinë është kushti themelor i prosperitetit shoqëror shqiptar. Korrupsioni shqiptar sot drejtohet nga Moska dhe Beogradi. Rritja me vlerë të shtuar e personalitetit të një individi të pakorruptuar dhe patriot si Vjosa Osmani, në Kosovë, është vlerë historike që i blatohet të gjithë shoqërisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

lll.
Të korruptuarit në Prishtinë dhe në Tiranë po presin që me anë të forcës së politikës amerikane të fitojë korrupsioni në Prishtinë, të copëtohet territori i shtetit të Kosovës dhe Serbia të dominojë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë me veglat e saj, si në 100 vjet.

Por e kanë të kotë. Përkundrazi: politika amerikane, në takimin e Uashingtonit të këtij muaji, do të flasë me gjuhën e forcës kundër Serbisë së mundur në luftë; do të garantojë pavarësinë e pacenuar të shtetit shqiptar të Kosovës, dhe, menjëherë pas kësaj, do të fillojë politikën e forcës për të sjellë të vërtetën etnike shqiptare në shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Ky ka qenë dhe ky është ende interesi amerikan në Ballkanin Perëndimor: një botë shqiptare proamerikane që do të luftojë për bashkimin kombëtar të Arbërisë.

Këtë po pret patriotizmi shqiptar nga politika amerikane proshqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo do të ndodhë, sepse ky është edhe interesi shqiptar, edhe interesi amerikan i këtij shekulli.
Në këtë kohë që po vjen ka vetëm një garanci historike: shqiptarët e korruptuar që kanë shitur interesin kombëtar, nuk kanë më të ardhme dhe janë pa asnjë shpresë.”

Tags: shkarkimiSpartak NgjelaVjosa Osmani

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Bilanci nga koronavirusi/ Maqedonia e Veriut regjistron 5 viktima në 24 orët e fundit

Bilanci nga koronavirusi/ Maqedonia e Veriut regjistron 5 viktima në 24 orët e fundit

LDK e shkarkoi, Vetëvendosje i hap “derën” Vjosa Osmanit

LDK e shkarkoi, Vetëvendosje i hap “derën” Vjosa Osmanit

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com