Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ngjarja e Rinasit, një shenjë tjetër e krizës politike

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ngjarja e Rinasit, një shenjë tjetër e krizës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Krimi është nuhatësi më i mirë i gjendjes politike dhe institucionale në vend. Sa herë që Shqipëria ndodhet në një krizë politike, aktiviteti kriminal rritet, dhe për këtë nuk asnjë dyshim. Ngjarja e Rinasit, ndër të tjera, është shenjë e qartë e një krize politike, madje shoqërore që po kalojmë.

Në fakt, ky nuk është rasti i vetëm i ngjarjeve kriminale të kohëve të fundit, por është ngjarje që i vendos vulën brishtësisë së institucioneve ligjzbatuese të shtetit shqiptar, që të vetmin shpjegim ka krizën politike të momentit.

Përtej çdo debati absurd, se faji është i kompanisë kineze apo gjetjes së ndonjë fajtori tjetër, ngjarja e Rinasit nuk është gjë tjetër veçse pasqyrimi më i qartë i gjendjes politike.

Të cenosh sigurinë kombëtare në këtë farë mënyre, në mes të ditës, nuk është thjesht një çështje teknike, apo mungesë e ndonjë mase të caktuar, por është më shumë se kaq. Guximi që patën autorët për të hyrë mu në mes të pistës së Rinasit, pistë e cila presupozohet që është e sigurt edhe nga sulme terroriste të sofistikuara, është naive të mendosh se vjen si pasojë e ndonjë kontrate me koncesionarin apo me këdo qoftë që nuk është zbatuar ashtu siç duhet.

Ajo ngjarje, duan apo nuk duan drejtuesit e politikës shqiptare, nuk është çështje teknike, por çështje e tulatjes që po kalojnë institucione e Shqipërisë, si pasojë e krizës politike.

Mbas saj, çdo shqiptar ndihet më pak i sigurt, çdo biznes ndihet më pak i sigurt në aktivitetin e tij, çdo investitor i huaj po ashtu, për të mos folur për turistët që aq shumë priten për ekonominë e brishtë shqiptare. Impakti që la grabitja e avionit në mes të ditë, është një impakt që nuk do të kalojë lehtë në psikozën e përgjithshme të shoqërisë. Rasti është ulëritës, aq më tepër kur është i përsëritur.

Prandaj, çdo institucion, ata që kanë ngelur ende funksional në shtetin shqiptar, çdo drejtues politik, dhe aq më tepër qeveria shqiptare, duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe t’i përcjellë siguri shoqërisë shqiptare, të cilën në këto momente nuk e ka aspak. Është e papranueshme dhe absurde, se si qeveria shqiptare mundohet që përgjegjësinë t’ia kalojë kompanisë kineze, a thua se nuk është detyrë e saj të kontrollojë masat që merr koncesionari për sigurinë?! Edhe në qoftë kështu, edhe nëse është përgjegjësi e kompanisë kineze, është detyrë e qeverisë shqiptare të kontrollojë masat që kompania merr për sigurinë e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë. Shqiptarët i paguajnë taksat qeverisë shqiptare dhe është detyrë vetëm e saj të përgjigjet për sigurinë e qytetarëve dhe llogaria shkon vetëm kundrejt saj.

Në këtë kuptim, qeveria shqiptare dhe organet përgjegjëse për sigurinë nuk kanë asnjë justifikim. Mirëpo, me sa duket, mazhoranca aktuale të gjitha forcat e saj politike dhe drejtuese i ka fokusuar për të bindur shqiptarët se Shqipëria nuk është në krizë politike, se çdo gjë funksionon normalisht, pavarësisht se opozita ndodhet e gjitha jashtë Parlamentit.

Ngjarja e Rinasit, përpos të tjerave, duhet të bëjë të ndërgjegjshme këtë qeveri se vendi ndodhet në një krizë të plotë politike dhe institucionale, dhe se jeta politike dhe institucionale nuk mund të vazhdojë normalisht me opozitën që përfaqëson pothuajse gjysmën e shqiptarëve në rrugë dhe në protesta.

Për të gjitha këto arsye, edhe pse kjo mazhorancë nuk e pranon fjalën krizë, shenjat janë të qarta se vendi është në një gjendje të tillë. Prandaj, është detyrë e saj që të krijojë një klimë totalisht të ndryshme, dhe të përpiqet për t’i dhënë zgjidhje kësaj krize, e cila po sjell pasoja të parikuperueshme për Shqipërinë. Jo për fatin e opozitës, jo për fatin e mazhorancës, por për fatin e shqiptarëve, të cilët përtej çdo mungese shprese që sa vjen dhe rritet, janë të destinuar të vënë në dyshim edhe sigurinë e tyre dhe shtetit të tyre./Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajpolitikeRinasi

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
“Pengoi protestën”, nis hetimi për Lleshajn e policinë pas padisë së PD-së

“Pengoi protestën”, nis hetimi për Lleshajn e policinë pas padisë së PD-së

Aleatët ‘tradhtojnë’ Bashën, regjistrohen në KQZ

Aleatët ‘tradhtojnë’ Bashën, regjistrohen në KQZ

Thyhet dega e pemës dhe bie mbi xhamin e makinës, shpëton mrekullisht një vajzë

Thyhet dega e pemës dhe bie mbi xhamin e makinës, shpëton mrekullisht një vajzë

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com