E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

“Pengoi protestën”, nis hetimi për Lleshajn e policinë pas padisë së PD-së

Partia Demokratike ka paditur më 18 mars Lleshajn dhe Policinë e Shtetit, ku i akuzon ato për shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 16 mars.

Padia u depozitua nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ndërsa tashmë Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit.

Sipas pretendimeve të PD-së, policia me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion, nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit por pengimin e zhvillimit të protestës.

Prokuroria pritet të hetojë mbi veprimet e policisë gjatë protestave të opozitës. Gjithashtu në organin e akuzës është thirrur për të dhënë sqarime të mëtejshme dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai pritet të paraqitet në prokurorinë e Tiranës të hënën në orën 12:00, pas thirrjes nga oficeri i policisë gjyqësore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...