Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

”Ngecin” negociatat, BE: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Negociatat/ BE-ja mblidhet nesër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Burime diplomatike të BE kanë konfirmuar per ABC se ambasadorët e BE nu kanë arritur dakordësi për draft-konkluzionet për zgjerimin.

Ata duhet të mblidhen sërish për të rifolmuruar draftin për Maqedoninë e Veriut, duke qenë se nuk figuron më mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare me vendin, në dhjetor dhe gjithashtu, të shohin nëse do të përfshijnë Turqinë në draft-konkluzione ose jo.

Dukej se gjithçka ishte në vijën e duhur për aprovimin e dy kuadreve negociues me fillimin e presidencës gjermane në korrik 2020. Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian i përkushtuan kohën më të madhe të diskutimeve të tyre gjatë këtyre gjashtë muajve metodologjisë së re të zgjerimit. Në momentin kur të 27 shtetet anëtare ranë dakort për detajet e integrimit të metodologjisë së re të zgjerimit në kuadret negociuese, një çështje bilaterale e bëri të pamundur konsensusin në gjirin e tyre.

Bullgaria insistoi që zgjidhja e çështjes së historisë, gjuhës dhe të minoriteteve me Maqedoninë e Veriut të integrohej në kuadrin negociues me Maqedoninë e Veriut. Asnjë prej 26 shteteve anëtare nuk e përkrah qëndrimin e Bullgarisë për të marrë garanci para hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Shumica dërrmuese konsiderojnë se kjo çështje bilaterale mund të zgjidhet gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit, që zgjat me vite. Por Bullgaria nuk heq dorë deri tani nga qëndrimi i saj dhe vendimi për aprovimin e kuadreve negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kërkon unanimitet. Përveç kësaj, duhet që edhe Maqedonia e Veriut të jetë dakort për kuadrin negociues.

Por, pala maqedonase nuk pranon qëndrimin e palës bullgare. Si rrjedhim, aprovimi i kuadreve negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mbetet i bllokuar.

Kjo e bën të pamundur synimin tjetër të presidencës gjermane për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut në dhjetor. Lidhur me Shqipërinë, shtetet anëtare nuk kanë rezerva për aprovimin e kuadrit negociues me vendin.

Kushtëzimi i shteteve anëtare nuk lidhet me kuadrin negociues, por me fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, që realizohet përmes mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Së paku, pesë shtete anëtare konsiderojnë, se Shqipëria nuk ka përmbushur ende dy parakushtet kyçe ndër gjashtë parakushtet që kërkohen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Këto dy parakushte kyçe kanë të bëjnë me funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe me aprovimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR, zbatimit të saj e transparencën e financimit të partive politike. Për Komisionin Europian ky parakusht i dytë për reformën zgjedhore është i plotësuar dhe mbetet për t’u plotësuar ligji për mediat online.

Ndasitë midis Komisionin Europian dhe disa shteteve anëtare për vlerësimin e përmbushjes së kushtëzimit të vendosur për Shqipërinë vazhdojnë. Mbetet për t’u parë si versioni përfundimtar i draft-konkluzioneve të shteteve anëtare.

Gjithsesi, ajo që i bashkon të gjitha institucionet europiane, është se Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit.

Tags: kushtetnegociatat me BEshqiperia

TË LIDHURA

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi
Aktualitet

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

09:29 | 14/04/2026
Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar
Aktualitet

Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

09:18 | 14/04/2026
Operacioni ndaj 3 call-centerave në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve
Aktualitet

Operacioni ndaj 3 call-centerave në Tiranë, zbulohen emrat e të arrestuarve

09:16 | 14/04/2026
Next Post
Federata Gjermane e Futbollit merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Lëv

Federata Gjermane e Futbollit merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Lëv

PD: Xhaçka përdori 22 herë helikopterin ushtarak për fushatën e PS në Dibër

PD: Xhaçka përdori 22 herë helikopterin ushtarak për fushatën e PS në Dibër

Imuniteti i tufës, pas vaksinimit të 70% të popullsisë

Imuniteti i tufës, pas vaksinimit të 70% të popullsisë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan
Bota

Pas dështimit të raundit të parë të negociatave për paqe, SHBA dhe Irani do rikthehen në Pakistan

by mirseda
09:40 | 14/04/2026
0

Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të kthehen në Pakistan në ditët në vijim për një raund...

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

Fluks i lartë në Kapshticë pas Pashkëve, mijëra shqiptarë rikthehen në Greqi

09:29 | 14/04/2026
Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

Kryeministri i Kanadasë forcon pushtetin, Mark Carney siguron shumicën liberale në Dhomën e Komunave

09:27 | 14/04/2026
Putini pas Orbanit, për herë të parë pas 16 vitesh presidenti rus përballet me pasoja

Putini pas Orbanit, për herë të parë pas 16 vitesh presidenti rus përballet me pasoja

09:24 | 14/04/2026
Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

Grupi kriminal shiste kokainë, arrestohen tre prej anëtarëve, mes tyre edhe një 17-vjeçar

09:18 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com