Pas përfundimit të festës së Pashkës, është regjistruar një fluks i shtuar i shtetasve shqiptarë që po rikthehen në Greqi përmes pikës kufitare të Kapshticë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4,805 shtetas, ndërsa kanë dalë 8,052 persona, duke reflektuar lëvizje të lartë pas festave.
Aktualisht, situata në pikën e kalimit kufitar paraqitet e qetë dhe pa radhë të gjata, ndërsa autoritetet kufitare vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për menaxhimin e fluksit.















