Federata Gjermane e Futbollit merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Lëv

Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, të paktën deri pas përfundimit të Kampionatit Europianit, që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme mes drejtuesve të Federatës Gjermane të Futbollit, është vendosur që Lëv të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e “Pancerave”.

Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Lëv, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.

Federata ka treguar mbështetje ndaj trajnerit dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i besojnë ende, të paktën deri pas Europianit.