Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Nga Lenini tek Makron, kufijtë e pedagogjisë në politikë

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Nga Lenini tek Makron, kufijtë e pedagogjisë në politikë

Nga Roger-Pol Droit

Paris – Është një fjali, që e ka dëgjuar çdo vëzhgues i politikës franceze:Ne kemi nevojë për “pedagogji”. I njëjti udhëzim, përsëritet nga presidenti në president, nga ministria në ministri. Në pamje të parë, arsyeja është e qartë. Për të qartësuar si duhet qëllimet e politikave, për të shpjeguar se pse dhe si ndërmerren masat, dhe për të këmbëngulur në përfitimet dhe rëndësinë e tyre, kjo është më e pakta që mund të bëjnë politikanët.

Tek e fundit, kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar sukses. Ose kështu na është thënë.

Sepse pas çdo dështimi, gabimi i atribuohet gjithmonë një “mungesë pedagogjie”. Nëse gjerat nuk funksionojnë, kjo ndodh sepse nuk kemi qenë në gjendje t’i shpjegojmë si duhet!

Megjithatë, deklarata të tilla bazohen në një keqkuptim të thellë rreth natyrës së pedagogjisë, në njërën anë, dhe të politikës në një demokraci nga ana tjetër. Pedagogu është një figurë thelbësore, por gjithsesi një figurë modeste. Roli i tij ose i saj, është të orientojë njerëzit drejt njohurisë, dhe jo ta prodhojë atë.

Pedagogu udhëheq, siguron qasje, lehtëson rrugën për atë që tashmë ekziston. Vetë emri i tij nuk do të thotë asgjë tjetër. Fjala pedagog, fillimisht i referohet personit që transporton (agogein, në greqishten e lashtë) fëmijët (paidoi) në shkollë. Pedagogu shoqëron, asgjë më shumë.

Është një rol modest, por vendimtar për të gjithë ata që janë fëmijë (në lidhje me njohuritë), çka do të thotë, në një moment ose tjetrin, me të gjithë ne. Ai na hap derën drejt të vërtetave shkencore dhe disiplina tashmë ekzistuese, na njeh me metoda dhe na jep çelësat e përdorimit të tyre.

Pedagogu na bën të zbulojmë trashëgiminë letrare, estetike ose konceptuale, dhe të dimë se si ta bëjmë atë të dashur. Kjo është e një rëndësie të madhe. Por kjo nuk ka të bëjë aspak me “pedagogjinë” , që përmendin vazhdimisht politikanët. Sepse një Republikë nuk ka fëmijë, por vetëm qytetarë.

Një politikë edhe pse e shpjeguar mirë, mund të refuzohet gjithmonë. Masat që janë shpjeguar dhe argumentuar në mënyrë të përkryer, mund të çojnë në mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Gjithkush bie dakord, se është e dëshirueshme të shmangen keqkuptimet dhe keqinterpretimet. Por në politikë, asnjë pedagogji, pa marrë parasysh sa e mirë zbatuar eshte, nuk mund të kapërcejë kundërshtitë dhe tensionet.

Për shkak se këto të fundit, janë kaq të qenësishme për shumësinë e projekteve dhe konkurrencën e tyre. Prandaj, të shpresosh të fitosh me anë të pedagogjisë, është një mirazh. Presidenti francez, Emanuel Makron, ka nisur një debat të madh mbarëkombëtar, në përgjigje të protestave të gjata të Jelekëverdhëve.

Por, ndërsa ajo është reklamuar si një mundësi që qeveria të dëgjojë qytetarët, e përditshmja “Libération” raportoi javën e kaluar se disa e shohin rrezikun që takimet publike, të shndërrohen në një përpjekje tjetër për “pedagogjinë qeveritare”. Në rrënjë të këtij iluzioni, është konfuzioni midis të vërtetave politike dhe matematikore.

Është e gabuar, që ato të mendohen si analoge. Supozohet se ashtu si të vërtetat shkencore, edhe të vërtetat politike – ato që shpjegohen mirë – thjesht nuk mund të mos arrijnë të bindin të gjithë. Është ky konfuzion që e bëri Leninin të thotë:”Doktrina marksiste është e gjithëfuqishme, sepse është e vërtetë”.

Duke ndjekur hapat e tij, aktivistja komuniste Roza Luksemburg shpalli me guxim:”Nëse do ta dinin që të gjithë, regjimi kapitalist nuk do të zgjaste më shumë se 24 orë!”. Ndoshta e njëjta gjë, mund të thuhet edhe për komunizmin. Por ajo që ka më shumë rëndësi, është paragjykimi i mëposhtëm:Pasi të mësohet dhe zbulohet e vërteta e vetme… të gjithë duhet të pajtohen në mënyrë të pashmangshme me të.

Në përgjithësi, kjo është e vërtetë për të vërtetat shkencore, por jo për vendimet politike! Këto të fundit janë hipoteza të besueshme, dhe jo deklarata universale. Projektet politike, janë propozime për t’u zbatuar, dhe jo teorema për t’u demonstruar. Për çdo projekt, ka zgjedhje të tjera të mundshme që konkurrojnë me njëra-tjetrin.

Të vërtetat e dijes, mund të presin dhe të arrijnë një konsensus. Ato politike, sipas përkufizimit, i nënshtrohen mosmarrëveshjeve të thella dhe përplasjeve të pafundme – në demokraci më shumë se sa në çdo sistem tjetër. Një shpjegimi i mirë, nuk do të thotë se është domosdoshmërisht bindës. Justifikimi i zgjedhjes suaj, nuk është i njëjtë me mbështetjen e fituesit.

Kjo është arsyeja pse pedagogjia në politikë, është deri diku iluzore. Megjithatë, kjo nuk është arsye për të arritur në përfundimin, se ajo është e panevojshme. Përkundrazi. Nëse nuk krijon marrëveshje, kjo na jep mundësi ta dimë sa më saktë që është e mundur, se mbi çfarë kemi  mosmarrëveshje, dhe mbi çfarë  njerëzit po kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Do të ishte e gabuar, të nënvlerësohej dobia e një qartësimi stë tillë. Në këtë kuptim, virtyti i saj, është më i madh se sa e mendojmë. Sepse sa më mirë ta dimë se çfarë na ndan, aq më të qarta janë konfliktet tona, dhe akoma më shumë mund të përfitojnë debatet mbi demokracinë, në transparencë, mprehtësi dhe qartësi.

Pajtimi mbi mosmarrëveshjet tona, është merita reale e pedagogjisë së mirë. Për shkak se demokracia nuk ka të bëjë me çrrënjosjen e dallimeve. Qëllimi i saj nuk është të qetësojë konfliktet. Përkundrazi, ajo përpiqet që ato të bashkëjetojnë, për të rregulluar përplasjet./Bota.al

 

Tags: leniniMacron

TË LIDHURA

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit
Rajoni

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi
Rajoni

Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi

10:56 | 05/12/2025
Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së
Rajoni

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Next Post
‘Dorëzohet’ Nora Malaj: S’di ta bëj rolin e vjehrrës

‘Dorëzohet’ Nora Malaj: S’di ta bëj rolin e vjehrrës

Dita e Verës do të jetë dimër? Moti është plot surpriza

Dita e Verës do të jetë dimër? Moti është plot surpriza

Ermal Mamaqi ankohet tek Grida Duma: Pse s’vjen Lul Basha tek unë?

Ermal Mamaqi ankohet tek Grida Duma: Pse s’vjen Lul Basha tek unë?







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com