Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nga Gjermania: Pas zgjedhjeve në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i madh

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria

Edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Shqipëri ende nuk është bërë zyrtarisht i njohur, nga Gjermania vijnë reagime nga deputetë të opozitës në Bundestag.

Dy reagimet e para nga Bundestagu për zgjedhjet në Shqipëri vijnë nga opozita. Deputetja liberale, Renata Alt, nuk pret ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 26 prillit 2021.  “Pavarësisht se kush do të formojë qeverinë e re, në Shqipëri nuk pritet ndonjë ndryshim i vërtetë,” tha Alt në një prononcim për media.

“As opozita nuk ofron alternativë”

“Rama është kritikuar për mungesën e reformave në luftën kundër korrupsionit dhe në gjyqësor, por as partia më e madhe e opozitës, e cila është në bojkot të vazhdueshëm, nuk duket se është një alternativë e vërtetë. Asnjë nga partitë nuk dha më shumë sesa premtime të paqarta zgjedhore.” – kritikoi deputetja liberale në analizën e saj. Ajo kërkon të vijohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Reforma zgjedhore të zbatohet deri në fund

Deputetja gjermane vijon më tej në mesazhin e saj, se “Shqipëria jo vetëm që duhet të provojë se është në gjendje të mbajë zgjedhje të rregullta, por edhe të forcojë në mënyrë të qëndrueshme funksionimin praktik të parlamentit, duke zbatuar me sukses reformën zgjedhore.”

Alt bën thirrje edhe për njohje të rezultatit nga të gjitha palët. “Vendi është shumë i polarizuar politikisht dhe do të përfitonte shumë nëse të gjitha partitë do të njihnin rezultatin”.  Alt më tej e quan jo shenjë të mirë”përplasjen me armë”, në prag të zgjedhjeve dhe kritikon faktin, që 1,5 milionë shqiptarët jashtë nuk kanë qenë në gjendje të votojnë me rrugë postare.

AfD: Shqipëria ka probleme me drogën emigracionin 

Edhe grupi parlamentar i partisë ultra të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka reaguar gjithashtu ndaj zgjedhjeve në Shqipëri me një analizë të deputetit Paul Podolay, anëtar i komitetit të punëve të jashtme, në Bundestag. Sipas Podolayt, rezultati paraprak është i ngushtë dhe do të vështirësojë krijimin e një koalicioni. Podolay, i cili thotë se ka qenë vëzhgues në zgjedhje, thotë se shqiptarët kërkojnë “reforma në luftën kundër korrupsionit dhe gjyqësorit dhe reforma në universitete”.  Podolay gjithashtu kujton se Shqipëria veç keqmenaxhimit, në administratë trafikut të drogës dhe krimin e organizuar ka problem edhe emigracionin.

“Partia Demokratike e Shqipërisë akuzon me të drejtë qeverinë socialiste për dështim absolut dhe përfshirje në krimin e organizuar dhe mbështetet në hapje të vendeve të reja të punës dhe taksa të ulëta si recetë kundër emigracionit të shqiptarëve.”

Ndryshe nga FDP-ja, e cila sapo ka shtruar një kërkesë në Bundestag për një perspektivë më të angazhuar evropiane ndaj Ballkanit Perëndimor, grupi parlamentar AfD-së e kundërshton vazhdimisht zgjerimin e BE-së.  Grupi parlamentar i AFD-së e thekson këtë qëndrim edhe në deklaratën për media, të së hënës. /DW/

Tags: AfDDWGjermaniashqiperia

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Blendi Klosi nga Berati për mandatin e 5-të: Ishte një mandat sakrifice

Vangjel Tavo: Kjo betejë që sapo kaloi ishte në kushte tërësisht të pabarabarta

Edi Rama njofton festën: Sot në 18.00 kush të dojë të na bashkohet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com