E diel, 27 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Nga “Gjenerali” tek “Tori i Xhihanes”/ Gjyqtarët që po lirojnë krerët e bandave

Më të lexuarat

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha”, Rama i përgjigjet Berishës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, se kreu i qeverisë hoqi dorë nga kandidimi në Durrës pasi mori vesh se...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Vajza e Sabianit pozon topless, e fotografon i ati

Vajza e këngëtarit të njohur Sabiani, Keisi Medini, ka publikuar së fundmi disa foto e shtrirë në krevat dhe duke pozuar topless. E menjëherë pas...

VIDEO/ Përmbytje me verë të kuqe, momenti kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash

Një depozitë prej 50 mijë litrash me verë të kuqe ka shpërthyer sot në një karantinë në Spanjë, duke e kthyer vendin përreth në...

E bujshme, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë bashkë me dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim...

U gjet pranë nënës së vdekur, ja si është gjendja e 10-vjeçares në Pogradec

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Fëmija i gjetur pranë nënës është vajzë rreth 10 vjeç. Ajo ndodhet në gjendje...

Duke shfrytëzuar disa hapësira në legjislacionin penal, lojëra procedurale si dhe ditët që u kanë mbetur para se të japin llogari përballë organeve të Vettingut për vendimmarrjet e tyre, një grup gjyqtarësh, vitet e fundit, po lirojnë qelitë anëtarët dhe krerët e bandave kriminale më famëkeqe në Shqipëri, të dënuar me burgim të përjetshëm. Vendimi i fundit ishte ai i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila pranoi kërkesën e avokatit për shuarjen e dënimit të përjetshëm për ish-numrin dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke e ulur në 25 vite dhe liruar më pas me kusht, me 5 vite në shërbim prove. Në nëntor të 2017, Enkelejda Hoxha ka liruar nga burgu edhe Genc Tafilin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Tafili kishte bërë vetëm 17 vite burg. Duke qenë gjyqtare e shkallës së parë, Enkelejda Hoxha nuk figuron ende në asnjë listë me emra të zgjedhur me short nga Komisioni i Vetingut, për t’iu nënshtruar verifikimit për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vendimmarrjet.

Në nëntor të 2018, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arjan Balliu dhe Anita Mici, projektuan lirimin nga burgu të Viktor Ymerit ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm, por prej disa vitesh është në liri. Dyshja e gjyqtarëve rrëzuan dënimin e me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Anëtari tjetër i trupit gjykues, Valbona Çekrezi, ka votuar kundër shuarjes së dënimit të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor të 2019, gjyqtarja e gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu, duke i shuar një pjesë të dënimit të mbetur, Viktor Ymerit, të cilit gjyqtarët Arjan Balli dhe Anita Mici, i kishin shuar dënimin e përjetshëm. Ymeri qëndronte në burg prej 20 vitesh. Njëri nga gjyqtarët, Arjan Balliu, u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një vit më pas, në nëntor të 2018, për fshehje pasurie dhe konflikt interesi. Ndërkaq, nga verifikimet e kryera, rezulton se gjyqtarja tjetër Anita Mici, e cila ka firmosur për shuarjen e dënimit të përjetshëm të Viktor Ymerit, po i nënshtrohet procesit të Vetingut që në shtator të viti 2018. Për Enkeleda Kapedanin, duke qenë se shërben në shkallën e parë, nuk ka nisur ende procesi i rivlerësimit.

Në shkurt të 2019, gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo liroi nga burgu Gert Gjinararin, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Në vendimin e gjyqtarit thuhet se shkruhet se Gjinarari është plotësisht i rehabilituar dhe i gatshëm për tu riintegruar në shoqëri. Për gjyqtarin Markelian Kuqo nuk ka nisur procesi i rivlerësimit. Në vitin 2014 Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo për shkelje, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë në atë kohë nuk e pranoi kërkesën e ministrisë.

Në shkurt të vitit 2019, një trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Ë dhe Skënder Damini, vendosi të rrëzonte dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin,  i akuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda për 5 vrasje, një plagosje, armë mbajtje pa lejë, falsifikim dokumentesh dhe vulave si dhe mbajtjes pa lejë të uniformës. Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë. Ky vendim ishte është pasojë e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Lartë, e cila riktheu për gjykim në Apel dosjen e Dritan Dajtit. Më 13 korrik të 2016, pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë vendosën rrëzimin e vendimit nr. 122, datë 01.12.2014 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, si dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues. Pesë ish-anëtarët që firmosën këtë vendim janë Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Evelina Qirjako.

Gjyqtari Petrit Aliaj po verifikohet nga Komisioni i Vettingut që në janar të 2019, ndërsa ende nuk ka një datë për ta dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Edhe Skënder Damini po i nënshtrohet Vettingut që në mars të vitit 2019. Ndërkaq, gjyqtarët Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli nuk janë përzgjedhur ende me anë të shortit për t’ju nënshtruar procesit të Vettingut. Nga ana tjetër, ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, Tom Ndreca dhe Shkëlzen Selimi janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vettingut për mosjustifikim të pasurisë me të ardhura të ligjshme si dhe për kontakte me elementë të përfshirë në krim të organizuar. Ndërkaq, Guxim Zenelaj dhe Evelina Qirjako u larguan nga Gjykata e Lartë para se të vepronte ligji i Vettingut, duke shfrytëzuar mbarimin e mandatit.

Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej edhe për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Para këtij vendimi, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës.

Petrit Çeno është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Vettingut për probleme me pasurinë në shkurt të vitit 2019. Edhe gjyqtari tjetër Arben Vrioni është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2019, për mosjustifikim të pasurisë, ndërsa Anita Mici, e cila ka qenë edhe pjesë e trupi gjykues që i hoqi burgimin e përjetshëm Viktor Ymerit, po i nënshtrohet Vettingut. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2012, dënimi i Berishës u reduktua në 25 vjet burg ne vitin 2014 nga një vendim i Gjykatës së Lartë. Vendimi i treshes Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Çeno është rrjedhojë pikërisht i këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, anëtarët e të cilës, përveç Ardian Dvoranit, ose ia kanë vetëlarguar nga drejtësia nga frika e Vettingut ose janë shkarkuar nga detyra për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin. Rastësi apo jo, deri më sot, asnjë nga grupi i gjyqtarëve që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm nuk është konfirmuar në detyrë.

Gjyqtarët që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm

Janar 2020, gjyqtarja Krujës Enkelejda Hoxha liroi nga burgu ish-numrin dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Nëntor 2018, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arjan Balliu dhe Anita Mici, projektuan lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje. Ata i hoqën dënimin e përjetshëm. Arjan Balliu i shkarkuar nga Vettingu. Anita Mici është në proces rivlerësimi.

Dhjetor 2019, gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, pasi Arjan Balli dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm.

Shkurt të 2019, gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo liroi nga burgu Gert Gjinararin, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.

Shkurt 2019, gjyqtarët  Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, i heqin dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për 5 vrasje. Fuat Vjerdha dhe  Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.

Korrik të 2016, ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Evelina Qirjako, kthyen për rishqyrtim dosjen e Dritan Dajtit, duke i haur rrugë heqjes së dënimit të përjetshëm. Islamaj, Ndreca dhe Selimi janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vettingut, ndërsa Zenelaj dhe Evelina Qirjako u vetëlarguan drejtësia.

Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni, Anita Miçi dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Arben Vrioni dhe Petrit Çeno janë shkarkuar nga Vettingu./shqiptarja.com

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...