Qytetarët e Tiranës janë njohur ditën e sotme me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61, kësaj here PS ka sjellë një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI.
Lista e emrave të përzgjedhur nga Rama dhe Veliaj për në Këshillin Bashkiak pasqyron një ndërthurje të zgjedhurish mes qeverisë dhe bashkisë, ku spikasin një sërë zëvendësministrash të qeverisë Rama, të cilët kandidojnë për një vend në Këshillin Bashkiak. Nga ana tjetër, vihet re një numër i madh pedagogësh e profesorësh.
Bardhylka Kospiri, prej vitit 2013 zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot zëvendësministre e Shëndetësisë, duket se do të thyejë një tjetër tabu në institucionet shqiptare: Ajo ishte zëvendësministrja e parë nga kategoria e Personave me Aftësi të Kufizuar në vitin 2013, ndërkohë duket se do të jetë Këshilltarja e parë Bashkiake që do të mbrojë të drejtat e PAK në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Gaz Paja, aktori i mirënjohur i Portokallisë, shumë i dashur për shqiptarët me rolet e tij të papërsëritshme të humorit, është një tjetër emër që i bashkohet këshillit bashkiak të kryeqytetit, që me sa duket do të bëjë avokatin e artistëve dhe aktorëve aty.
Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, po ashtu është pjesë e listës së këshilltarëve, me “background” çështjet e sportit.
Artur Sula, Olti Rrumbullaku dhe Klodiana Beshku janë emrat e spikatur nga katedrat e universiteteve, që janë pjesë e listës së kandidatëve. Sula është Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Rrumbullaku është pedagog i financës në Universitetin e Tiranës, kurse Beshku pedagoge në shkencat e Sociologjisë. Emra të cilët i rrisin vlerën listës së PS-së, e sidomos në diskutimin e projektvendimeve të KB që do të lidhen me çështjet e studentëve dhe jetës akademike.
Në listë spikasin një numër i lartë zëvendësministrash, të gjithë të rinj, të cilët me sa duket Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta kenë edhe si një lloj “trampoline”, për të fituar eksperiencë të vyer në debatimin e çështjeve me rëndësi për qytetin.
Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj dhe zëvendësministri i Financave Ervin Mete, janë dy nga prurjet më të goditura në KB e Tiranës, të dy me “background” financat dhe ekonominë, që kanë studiuar në Harvard. Teksa Tirana përgatitet për të qenë Kryeqyteti I Rinisë në vitin 2022, zëvendësministret Teuta Vodo dhe Romina Kuko janë pjesë e listës me fokusin te marrëdheniet me jashtë.
Veliaj deklaroi sot se në mandatin e dytë, fokusi dhe vëmendja e investimeve të bashkisë do të rritet ndjeshëm në Tiranën-fshat dhe në periferi. Pikërisht për këtë arsye duket se janë zgjedhur emrat e Frida Krifcës, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi.
Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, e cila kujdeset për punësimin dhe arsimin professional, duket se është një zgjedhje që i shkon pasionit të vjetër të Veliajt për të rigjallëruar shkollat profesionale kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Veliaj ka njoftuar se Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe të Teknologjisë së Informacionit në Ballkan, e ndoshta në një shkollë të mirëfilltë profesionale për IT për të rinjtë. Sorensen vjen nga një përvojë me programet e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, është analiste programesh, eksperte punësimi, konsulente dhe menaxhere projektesh kombëtare.
Listës i janë bashkuar edhe emra në qeveri si Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Rovena Voda (Zv. Ministre e Brendshme), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm), Arta Dollani (Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Albert Nikolla (pedagog), Hantin Bonati (Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), Mira Rakacolli (Zv. Ministre e Shëndetësisë) etj.
- Agim Kraja
- Aida Llazani
- Albert Nikolla
- Aldrin Dalipi
- Alketa Hila
- Alketa Cobo
- Anxhela Bakiasi
- Aqif Qefalia
- Arnisa Lushaj
- Arta Dollani
- Arta Harxhi
- Artur Sala
- Auran Xhani
- Bajram Shera
- Bardha Sadikaj
- Bardhylka Kospiri
- Besfort Lamallari
- Blerina Doracaj
- Blerina Vorpsi
- Bora Panajoti
- Dajna Sorenson
- Darling Mersini
- Dorian Balla
- Dorina Kuka
- Egert Vargu
- Eni Bistri
- Eni Pëllumbi
- Enis Hoxha
- Erald Mara
- Eralda Shqarthi
- Eridian Salianji
- Ermira Gjeci
- Ervin Meta
- Etjen Xhafaj
- Eugerta Teqja
- Eugerta Bakiu
- Fabjan Azuni
- Fatmir Heti
- Fjoralba Jahupi
- Flavio Barci
- Frida Krifca
- Gaz Paja
- Geldi Belba
- Genc Duka
- Genta Mezini
- Gerta Pëllumbi
- Glindxhet Madhi
- Grejs Bixhi
- Gresa Hoxha
- Hantin Bonati
- Iva Beharaj
- Jeton Skenderaj
- Joleza Koka
- Jonida Mema
- Julian Hima
- Julian Hodaj
- Kamela Banushi
- Karolina Kostallari
- Katerina Marku
- Klevi Lala
- Klodeta Dibra
- Klodiana Beshku
- Koli Bele
- Laureta Sinanaj
- Liri Jani
- Luan Bregasi
- Luiza Grazhdani
- Marjana Suli
- Maura Linadi
- Meli Kondi
- Militan Marku
- Mira Rakacolli
- Naim Halili
- Neki Hoxha
- Olsa Ulqinaku
- Olti Rrumbullaku
- Orion Gliozheni
- Ornela Cuci
- Petrit Desku
- Plarent Ndreca
- Rajsi Hamza
- Ramazan Buci
- Rasim Hidri
- Redi Jupi
- Roi Bashaj
- Romina Kuko
- Rona Serjani
- Rovena Voda
- Rudolf Xhillari
- Ruilda Lite
- Sara Shameti
- Sonila Qato
- Ted Deraj
- Teuta Vodo
- Toni Gogu
- Valbona Zeka
- Xheni Hatillari
- Xhensila Visha
- Ylli Çano