Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga erdhi Covid-i? Sfidat e mëdha të hetimit të nisur nga OBSH-ja

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Nga erdhi Covid-i? Sfidat e mëdha të hetimit të nisur nga OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë me dije planin e saj për të hetuar origjinën e pandemisë së Covid-19. Investigimi do të nisë në Vuhan, qyteti kinez ku u identifikua për herë të parë koronavirusi i ri SARS-CoV-2, dhe do të zgjerohet në mbarë Kinën por edhe më tej.

Gjurmimi i rrugës së virusit, është i rëndësishëm për parandalimin e përhapjes së virusit në të ardhmen. Por shkencëtarët thonë se ekipi i OBSH-së po përballet me një detyrë të vështirë.

Shumica e studiuesve, mendojnë se virusi e ka origjinën nga lakuriqët e natës, por nuk dihet se si kaloi tek njerëzit. Koronavirusët e tjerë kanë kaluar nga një bartës i ndërmjetëm. Për shembull, virusi që shkaktoi një shpërthim epidemik të Sindromës së Rëndë Akute të Frymëmarrjes (SARS) në vitet 2002-2004, kaloi tek njerëzit ndoshta nga qentë rakun (Nyctereutes procyonoides).

“Të gjesh një kafshë me një infeksion SARS-CoV-2, është si të kërkosh gjilpërën në sasinë më të madhe të “kashtës” në botë.

Ata nuk mund të gjejnë kurrë një “lakuriq nate bartës” apo ndonjë kafshë tjetër, thotë Angela Rasmusen, virologe në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork.

“Për hetuesit, do të jetë thelbësore të krijojnë një marrëdhënie bashkëpunimi me shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë në Kinë”, shton ajo. Gjetja e origjinës së një virusi mund të zgjasë me vite, gjithnjë nëse kjo do të arrihet.

Ndërkohë, ky hetim ndodh në mesin e një situate shumë të ndjeshme politike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Covid-in “një virus kinez”, teksa “qeveria kineze po përpiqet të bëjë gjithçka për të provuar të kundërtën, thotë Linfa Vang, virolog në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Loja e fajit politik, ka bërë të mos bëhen publike detajet thelbësore në lidhje me kërkimet që po ndodhin në Kinë, thotë Uang, që ishte pjesë e misionit të OBSH-së, që kërkoi origjinën e SARS-it në Kinë në vitin 2003.

Ai shpreson që situata me administratën e re në SHBA, të jetë më pak e paqëndrueshme. Presidenti i zgjedhur Xho Bajden, ka thënë ndër të tjera se do të anulojë vendimin e Trump për tërheqjen e SHBA nga OBSH. “Mbështetja nga Kina dhe SHBA, do të krijonte një mjedis shumë më pozitiv për të kryer kërkime në këtë fushë”, thotë Uang.

Një ekip ndërkombëtar epidemiologësh, virologësh dhe studiuesish me ekspertizë në shëndetin publik, shëndetin e kafshëve, dhe sigurinë e ushqimit do të drejtojë hetimin e OBSH-së mbi origjinën e vërtetë të Covid-19. Agjencia nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Ekipi që mbajti takimin e tij të parë virtual, përfshirë një me studiuesit në Kinë më 30 tetor, po shqyrton provat paraprake dhe po zhvillon protokollet e studimit. Faza fillestare e hetimeve në Vuhan, do të kryhet ndoshta nga studiues që ndodhen tashmë në Kinë, dhe studiuesit ndërkombëtarë do të shkojnë aty pasi t’i rishikojnë ato rezultate, thotë agjencia.

Në Vuhan, studiuesit do t’i hedhin një sy nga afër tregut të mishit dhe kafshëve në Huanan, të cilin e kishin vizituar shumë nga njerëzit e parë që u diagnostikuan me COVID-19.

Se çfarë roli luajti tregu në përhapjen e virusit, kjo gjë mbetet një mister. Hetimet e hershme, morën mostrat nga kafshët e ngrira në treg, por askush nuk gjeti prova të SARS-CoV-2, sipas një raporti të 5 nëntorit, mbi termat e referencës të misionit OBSH. Por mostrat mjedisore, të marra kryesisht nga kullimet dhe ujërat e zeza, dolën pozitive me koronavirusin.

“Studimet paraprake nuk kanë sjellë të dhëna të besueshme, për të ngushtuar fushën e kërkimit”-thekson raporti. Misioni i OBSH-së, do të hetojë kafshët e egra dhe ato të fermave të shitura në treg, duke përfshirë dhelprat, rakunët (lotar Procyon) dhe drerin sika (Cervus nippon).

Ata gjithashtu do të hetojnë edhe në tregjet e tjera të Vuhanit, dhe do të gjurmojnë udhëtimet e kafshëve përmes Kinës dhe përtej kufijve. Hetuesit do t’i japin përparësi kafshëve që dihet se janë të ndjeshme ndaj virusit, të tilla si macet dhe minjtë.

Gjithashtu ekipi do të analizojë të dhënat e spitalit të Vuhan, për të zbuluar nëse virusi ishte përhapur para dhjetorit të vitit 2019. Studiuesit do të intervistojnë njerëzit e parë të identifikuar me Covid-19, për të zbuluar se ku mund të jenë ekspozuar ata, dhe do të testojnë mostrat e gjakut nga stafi mjekësor, teknikët e laboratorëve dhe punëtorët e fermave të mbledhura gjatë javëve dhe muajve para dhjetorit, duke kërkuar për antitrupa kundër SARS-CoV-2.

Planet për të hetuar përtej Kinës janë të rëndësishme, duke pasur parasysh se mbikëqyrja e gjerë e lakuriqëve të natës në Kinë, që nga shpërthimi epidemik i SARS-it në vitin 2002, ka identifikuar vetëm një të afërm të largët të SARS-CoV-2, thotë Uang.

Një numër në rritje ekspertësh, mendojnë se paraardhësit e afërt të SARS-CoV-2, kanë më shumë të ngjarë të ekzistojnë tek lakuriqët e natës jashtë Kinës, shton Uang. Ai thotë se ekipi i OBSH-së duhet të vëzhgojë lakuriqët e natës dhe kafshë të tjera të egra në të gjithë Azinë Juglindore për antitrupat SARS-CoV-2.

Hetimi duhet gjithashtu t’i japë përparësi gjitarëve mishngrënës që mbarështohen për leshin e tyre, siç janë rakunët, që luajtën një rol në epideminë e SARS-it, thotë Martin Bir, virolog në Institutin Federal të Kërkimit për Shëndetin e Kafshëve në Riems, Gjermani. “Është e habitshme që këto kafshë nuk përmenden në raport. Dhe ne nuk kemi asnjë informacion nga Kina nëse këto kafshë janë testuar apo jo”, shton ai.

Burimi i lajmit: https://www.nature.com/articles/d41586-020-03165-9

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: kinekoronavirusOBSHshkencëtarët

TË LIDHURA

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu
Aktualitet

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Bota

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

10:14 | 14/07/2025
Next Post
“Virusi bën gjëmën”, Rama flet për të njohurin që humbi jetën nga pandemia

Jemi afër kolapsit? Çfarë pritet të thotë Rama sot në mbrëmje

Edmond Panariti largohet nga LSI-ja

Edmond Panariti largohet nga LSI-ja

Çmendet rrjeti/ ‘Ja ku më ke pa maskë o Rama, hajde me gjobë po ta mbajti’ FOTO

Çmendet rrjeti/ ‘Ja ku më ke pa maskë o Rama, hajde me gjobë po ta mbajti’ FOTO

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit
Showbizz

“Një fshatar…”/ Egli Tako reagon pas komentit të Anaid Kalotit

by mirseda
11:53 | 14/07/2025
0

Egli Tako ka zgjedhur të reagojë, por pa përmendur emra. Në vend të fjalëve të drejtpërdrejta, ajo...

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, e pëson drejtuesi i gomones

11:48 | 14/07/2025
Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com