Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Nga e shtuna parashikojmë fillim të lëvizjeve me Italinë e Greqinë”, Majko jep lajmin e mirë

6 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, jep lajmin e mirë se nga e shtuna e në vazhdim parashikohet të ketë një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuara sidomos me Italinë e Greqinë. “Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta”, tha Majko në një intervistë me Ora News.

Pandeli Majko: “Deri në mbrëmjen e ditës së hënë janë kryer 9 fluturime dhe riatdhesuar 549 shqiptarë ndërsa janë larguar 279 qytetarë. Mendoj se situata në vazhdim do të jetë më e liberalizuar por duhet të nënvizoj se situata nuk është në duart e politikës por të mjekëve dhe specialistëve të fushës dhe nuk mund të bësh kompententin.  Në kushtet e një situate të pazakontë rregullat e pazakonta nuk janë çudi.”

A duhej të ishte bërë më shpejt riatdhesimi?

Pandeli Majko:  Nuk besoj se mund të bëjmë histori si mund të bëhej. Administrata nuk mund të ishte e parashikueshme për situata të paparashikueshme. Kujt ia merrte mendja të kishim rregulla që nuk ia merrte mendja. Prandaj do kërkojmë mirëkuptim. Ka një mijë pse por të gjithë këto rregulla janë ndërtuar mbi bazën e një gjëndje të jashtëzakonshme ku fjalën e parë e thonë mjekët dhe specialistët

Si ka qenë bashkëpunimi me ambasadat?

Pandeli Majko: Trupi diplomatik është për tu falenderuar duke pasur parasysh numrin që kanë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Sot që flasim në ministrinë e Jashtme është krijuar njësia e emegjencës. Kërkoj mirëkuptimin e kujtdo që nuk i hapet telefoni në një moment të caktuar. Jemi në një gjëndje të pazakonte

Mendoj nga e shtuna dhe në vazhdim me një parashikim timin, por theksoj janë mjeket ata që do të venedosin, do të kemi një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuar sidomos me Italine e Greqinë që i kemi vendet fqinje. Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta. Te dielen pata një mbledhje me keshillin e koordinimit te diaspores. Kemi shumë probleme për rastet e njerëzve që kanë lënë amanet për tu prerë në atdheun e tyre. Ky është rast specifik me të cilin po merremi. Besoj se secili sipas mënyrës së vet ka një gamë të gjerë problemesh me të cilat ministria e Jashtme me atë të Brendshmen po merret dhe ne kemi bërë të pamundurën ti ndihmojmë.

A janë të shumta kërkesat e qytetarëve që duan të rikthehen?

Pandeli Majko:  Janë.

Kur do përfundojë riatdhesimi?

Pandeli Majko:  Unë do i lutesha qytetarëve të konsultohen me konsullatat. Ne po bëjmë maksimalen që të qëndrojnë të hapura konsullatat gjatë gjithë ditës vetëm në orarin e gjumit jo. Dimë që ka pasur vonesa por kërkojmë mirëkuptim pasi situate është e jashtëzakonshme. /Ora News

 

Tags: koronavirusMinistri i Shtetit për DiasporënPandeli Majko

TË LIDHURA

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026
Politikë

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026
Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Next Post

Manastirliu jep lajmin e shumëpritur kundër koronavirusit

 “Do ndodhë në 14 maj”, Rama jep lajmin e mirë

"Tërhiqu nga paketa Anti-shpifje”, Meta i bën thirrje Qeverisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com