Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga e shtuna, Gjermania fillon rihapjen graduale të kufijve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Nga e shtuna, Gjermania fillon rihapjen graduale të kufijve

Ndalesat për udhëtime të paarsyetuara nga vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perëndimor, zgjaten deri më 15 qershor.

Gjermania ka vendosur të hapë gradualisht kufijtë me disa nga vendet fqinje. Me Luksemburgun kufiri do të hapet qysh të shtunën, po ashtu pritet që së shpejti të ketë heqje të kontrolleve kufitare edhe me Danimarkën. Këtë dhe lehtësime të tjera e bëri të ditur ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, të mërkurën, në Berlin, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes  se kabinetit te kancelares Angela Merkel. Për vendet e treta, ku hyn edhe Ballkani Perëndimor, qeveria gjermane vendosi t’i bashkohet këshillës së ardhur po të mërkurën nga Brukseli për zgjatjen e ndalimeve deri më 15 qershor.

Hapje graduale me fqinjët 

Duke filluar që nga dita e shtunë kontrollet në kufi me Austrinë, Zvicrën dhe Francën nuk do të jenë më sistematike, por vetëm rastësore, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer. Ndërsa në kufirin me Luksemburgun nuk do të ketë më kontroll, po ashtu heqja e kontrolleve pritet të ndodhë edhe Danimarkën. „Për këtë jemi duke biseduar me qeverinë daneze“, tha ministri gjerman.

Meqenëse rregullorja e karantinës për njerëzit që vijnë nga jashtë është kompetencë e landeve federale, Seehofer, si ministër i mbarë Gjermanisë mund të japë vetëm  udhëzime: Dhe ai sugjeron që rregulli i karantinës dyjavore, siç është deri tani, të hiqet për shtetas që vijnë nga vendet fqinjë. Sipas ministrit gjerman, Gjermania synon të hapë kufijtë gradualisht edhe me vendet e tjera, si fqinje në lindje si Polonia dhe Çekia, por për këtë ende nuk ka një dakordësim.

Mbeten të mbyllura kufijtë me Italinë e Spanjën

Sipas Seehoferit, të mbyllura do të mbeten  udhëtimet  nga Italia dhe Spanja, ku ende niveli i  infeksioneve është i lartë. Për momentin nuk mund të mbajmë përgjegjësi për hapjen e kufijve me këto vende, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme. Horst Seehofer tha më tej se vendimi për hapjen e kufirit me këto vende do të bëhet në marrëveshje me Austrinë, Zvicrën dhe Francën, të cilat janë fqinje me to.

Hapja e sinjalizua nga Gjermania është e lidhur me një kusht: Që niveli i infeksioneve të jetë i njëjtë në të dyja anët e kufirit, dhe të mos ketë rritje. Si shifër orientuese Seehofer tha se vlen e njëjta që ka caktuar qeveria gjermane për zbutjen e masave parandaluese në Gjermani. Kjo do të thotë që numri i infeksioneve të reja mos jetë më i lartë se 50 në 100 000 banorë brenda një jave.

Komisioni i BE-se me propozim për turizmin

Vetëm disa minuta pasi ministri i brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer kishte bërë të njohur në Berlin se do të niste hapjen graduale të kontrolleve kufitare, në  Bruksel, doli edhe komisioni i BE-së me propozime të ngjashme. Komisioneri i tregut të brendshëm, Thiery Breton, tha se “izolimi i shteteve nuk është më mjeti përshtatshëm kundër pandemisë”.

Sipas tij komisioni propozon hapjen hap pas hapi të kufijve, në ato vende ku pandemia është në të njëjtin nivel nga të dyja anët e kufirit. Kusht është që ato të kenë mjaft kapacitete për të testuar, të kenë shtretër në stacionet intensive dhe të dihet se nga kalojnë zinxhirët e infeksionit.

Për këta dy udhëtarë treni nga Bavaria në Austri përfundon në kufi, pjesën tjetër duhet ta kalojnë në këmbë.

Ndërsa për zonën Schengen, komisioni këshillon një hapje graduale, përsa e lejon niveli i përhapjes së pandemisë, për vendet e treta, ku hyjnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, SHBA-të, Rusia, Kina, etj. Komisioni këshillon që masat aktuale të mbeten në fuqi deri më 15 qershor.

Përpjekje për të shpëtuar turizmin

Më pare edhe Austria kishte paralajmëruar se do të hapte kufirin me Gjermaninë pas datës 15 qershor, dhe se po ashtu planifikonte hapje me vende të tjera fqinje, si Zvicrën, Liechtenstein dhe disa vende fqinje në Lindje të saj.

Për shumë vende, ndër ta Austria, hapje e kufirit me Gjermaninë do të sillte edhe një fare shprese për degën e turizmit, për të cilin pushuesit gjermanë luajnë një rol shumë të madh. Në vitin 2019 në sezonin veror (maj deri në tetor) ata përbënin 37,4 përqind të të ardhurave prej gjithsej 79 milionë euro.

Që jo vetëm të ardhurat, por edhe pushimet nuk do të jenë si një vit më parë, këtë e dine vendimmarrësit si nëpër vendet e BE-së ashtu edhe në Bruksel. “Kjo verë natyrisht nuk është një verë normale”, pat thënë edhe nënkryetarja e Komisionit të BE-së, Margrethe Vestager, e cila prezantoi në Bruksel direktivat e turizmit, së bashku me Komisionerin e tregut të brendshëm, Breton.

Sipas tyre udhëtarët dhe punëmarrësit në restorante dhe hotele duhet të ndjehen të sigurt. Prandaj Komisioni propozon që të hartojë rregullore për pastrimin e dhomave, për ruajtjen e distancës ndërmjet tavolinave gjatë ngrënies, ose nëpër pishina dhe plazhe, si edhe për transportin e udhëtarëve me autobusë, taksi ose aeroplanë./DW

Tags: e shtuneGjermaniakufijtështetet tjera

TË LIDHURA

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”
Analizë

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë
Bota

“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

13:19 | 22/09/2025
Next Post
Qeveria italiane miraton dekretin për emigrantët e parregullt

Qeveria italiane miraton dekretin për emigrantët e parregullt

“Koronavirusi po shkakton probleme të shëndetit mendor”, OKB jep alarmin

“Koronavirusi po shkakton probleme të shëndetit mendor”, OKB jep alarmin

OFL iu dërgon formularin tre personave në Tiranë/ Emrat

OFL iu dërgon formularin tre personave në Tiranë/ Emrat

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com