Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nga e hëna ju duhet leje për të dalë në pazar, çfarë duhet të dini për të

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nga e hëna ju duhet leje për të dalë në pazar, çfarë duhet të dini për të

Duke filluar që nga dita e nesërme, hyn në fuqi “leja e daljes” e njoftuar nga kryeministri Rama pak ditë më parë.

Kjo leje është një nga masat e shumta kufizuese të marra nga qeveria, për të evituar daljen e njerëzve nga shtëpitë e tyre, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Përmes faqes e-Albania, vetëm një person i familjes do të mund të marrë leje për daljet nga shtëpia për Pazar.

“e-Albania” ka publikuar një listë me shpjegime mbi këtë proces:

  1. Çfarë lejesh janë këto?

Këto janë leje për këmbësoret, që duhet te dalin nga shtëpia për të blerë: ushqime, ilaçe apo për shërbesa të tjera.

  1. Si mund të aplikoj për këtë leje?

Aplikimi nëpërmjet internetit:
Klikoni www.e-albania.al ose nëpërmjet aplikacionit e-albania, të cilin mund ta shkarkoni në smartphone-n tuaj dhe të kërkoni shërbimin : “Leja për Dalje”.

Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë)

Aplikimi me anë të sms-së në telefon:

Ata qytetarë, që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin: 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes
Psh: J12345678L 0930

  1. Kur e marr miratimin e lejes, kur aplikoj nga e-Albania?

Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe vjen në e-mail-n tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.

  1. Kur e marr miratimin, kur aplikoj me sms në 55155?

Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar vjen 1 ditë më vonë, pra të nesërmen.
Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e hënë, miratimi me sms vjen ditën e martë, dhe qytetari mund të dalë ditën e mërkurë.

  1. Për sa kohë është kjo leja?

Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat vetëm 1 orë, brenda fashës orare: 05.00-13.00.

  1. A mund të lëviz me automjetin tim me këtë leje?

Jo, “Leja për dalje” është për këmbësorët.

  1. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?

Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër. Por, vetëm 1 orë brenda një dite.

  1. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? / Hoë can foreign citizens apply for a pemission?

Shtetasit e huaj mund të aplikojnë një leje për dalje ditore, duke dërguat një sms në numrin 55155 me formatin “F ID number Time”

Foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 ëith the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner)
Example: F J1234567G 0930

  1. Po, për të shkuar në punë duhet të aplikoj?

Jo, për të shkuar në punë si këmbësor nuk nevojitet aplikim për leje-dalje.

  1. Po, kur jemi në një certifikatë unë dhe prindërit e mi, por ata jetojnë në një qytet tjetër nga unë si mund të aplikojmë për të dalë të dyja palët?

Në rastet kur disa anëtarë të certifikatës suaj familjare jetojnë në një qytet tjetër, dhe ju punoni e jetoni në një qytet të tjetër, të dyja palët mund të aplikojnë për leje duke qenë se verifikohet vendndodhja e ndryshme e punës për anëtarë, që i përkasin të njëjtës certifikatë familjare.

  1. Po, për të shkuar në spital vlen kjo leje?

Në rast se ju do të shkoni në këmbë në spital, patjetër që vlen.

***Për çdo pyetje shtesë apo paqartësi mbi mënyrën e aplikimit në portalin e-Albania për shërbimin online “Leje për Dalje” apo për shërbime ë tjera në portal, Lutemi të na shkruani në adresën [email protected]

 

Tags: e-albaniakoronavirusleje daljejepazar

TË LIDHURA

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin
Aktualitet

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

20:50 | 03/07/2025
Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

20:14 | 03/07/2025
S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!
Aktualitet

S’ka pushime! Rama mesazh deputetëve dhe drejtuesve të Bashkisë: Dilni në terren dhe takoni qytetarët!

19:40 | 03/07/2025
Next Post
Operacioni urgjent për vajzën nga Lezha me koronavirus, reagon Manastirliu

Operacioni urgjent për vajzën nga Lezha me koronavirus, reagon Manastirliu

Kosova shënon 3 raste të reja me koronavirus

Kosova shënon 3 raste të reja me koronavirus

Ministri gjerman gjendet i pajetë afër një linje hekurudhore

Ministri gjerman gjendet i pajetë afër një linje hekurudhore

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar
Bota

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

by mirseda
21:03 | 03/07/2025
0

Në ditën kur vëllezërit Diogo Jota dhe André Silva vdiqën në një aksident rrugor në Spanjë, një...

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

20:50 | 03/07/2025
Hollywood humb aktorin e njohur, Michael Madsen ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Hollywood humb aktorin e njohur, Michael Madsen ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

20:34 | 03/07/2025
Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

20:32 | 03/07/2025
Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

20:14 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com