Detaje të reja janë mësuar sa i takon arrestimit nga SPAK, të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ai është prangosur në banesën e tij në Durrës, rreth orës 11:30. Ish-ministri Koka pritet të sillet në Tiranë, ku prokurorët e Prokurorisë së Posaçme do t’i ofrojnë të drejtën që ai të japë shpjegimet e tij.
Bëhet me dije se gjatë këtyre muajve që Lefter Koka ka qenë nën hetim, SPAK ka kryer kontrolle në bizneset e tij, në dokumentacionet e Ministrisë së Mjedisit që ai ka drejtuar. Po kështu ka kërkuar informacione nga institucionet shtetërore, duke sekuestruar një sërë materialesh, dhe duke bërë që sot ta çojë pas hekurave ish-ministrin e LSI-së.
Në orët në vijim, valë arrestimesh
Në orët në vijim mund të ketë të tjera arrestime, pasi dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha të kohëve të fundit.