Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Nga barka e mbuluar me lëkurë tek ajo bërthamore. Si u shpik nëndetësja

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Nga barka e mbuluar me lëkurë tek ajo bërthamore. Si u shpik nëndetësja

Koncepti i një anijeje që mund të zhytet nën ujë dhe më pas të rishfaqet në sipërfaqe, daton që nga fundi i viteve 1400, kur artisti dhe shpikësi Italian i Rilindjes Leonardo da Vinçi pretendoi se kishte zbuluar një metodë, se si një anije të qëndronte e zhytur për një periudhë të gjatë kohore.

Por ai nuk pranoi ta bënte publik zbulimin e tij para botës, pasi kishte frikë nga “natyra e ligë e njerëzve që praktikojnë vrasjet në fund të detit”. Do të ishte holandezi Kornelis Drebel, ai që ndërtoi mjetin e parë që zhytej në ujë në vitin 1620.

Ai përdori projektet e zhvilluara gati 50 vjet më parë nga shpikësi amator anglez Uilliam Bërn, planet e të cilit kurrë nuk shkuan përtej vizatimeve. Praktikisht ajo ishte një varkë e mbuluar nga jashtë me lëkurë, e përforcua me një shtresë hekuri kundër presionit të ujit, dhe mund të zhytej në një thellësi prej 5 metrash.

Drebel testoi zhytjen në ujërat e lumit Tamiz në Londër, ndërsa punonte me një kontratë të lidhur zyrtarisht me oborrin mbretëror britanik. Mbreti Xhejmsi I vëzhgoi personalisht provat, dhe thuhet se provoi një zhytje me këtë mjet.

Por pavarësisht disa provave të suksesshme midis viteve 1620-1624, marina mbretërore e humbi interesin për shpikjen e Drebel, ndaj nuk u porosit apo u ndërtua asnjë mjet i tillë.

Gjatë viteve të fundit të shekullit XVII-të, një numër shpikësish dhe shkencëtarësh të tjerë evropianë punuan me modelet e nëndetëseve.

Ndërkohë, nëndetësja e parë ushtarake ishte “Turtle”, e cila debutoi gjatë Revolucionit Amerikan. E  ndërtuar në vitin 1775 nga shpikësi nga Konektikati Dejvid Bashnel, mjeti zhytës ishte në formën e një arre me përmasa 2.5 metra i lartë dhe 2 metra i gjerë.

Ai drejtohej nga një njeri, dhe ishte e aftë të zhytej për gjysmë ore deri në 6.5 metra thellësi.

Nëndetësja u përdor për të fundosur anijen britanike “Eagle”, por misioni dështoi. Në vitin 1801, projektori amerikan Robert Fullton, që atëherë jetonte në Francë, demonstroi “Nautilusin”, një mjet zhytës prej bakri në formën e një peshku.

Ajo kishte brenda ajër të kompresuar për të mbajtur nën ujë një ekuipazh prej 4 personash për 3 orë. Pavarësisht provave të suksesshme në lumenjtë Senë dhe Brest, Admiraliati Francez refuzoi të investonte në teknologjinë e re të Fulton. Në vitet 1850, danezët ishin në luftë me landet gjermane, dhe marina daneze bllokoi portet gjermane.

Vihlem Baure, një inxhinier artilerie nga Bavaria, hartoi një plan për të përdorur nëndetëset për të sulmuar anijet daneze. Me mbështetjen e publikut, ai ndërtoi “Brandtaucher”. Testi i parë i nëndetëses dështoi dhe vuri në rrezik jetën e ekuipazhit. Por Bauer nuk u dorëzua. Në vitin 1856 ai ndërtoi  “Seeteufel”, një nëndetëse 18 metra e gjatë e pajisur me kujdes me një pajisje shpëtimi.

Ajo do të përdorej nga Rusia gjatë Luftës së Krimesë. Në vitin 1861, në Nju Orleans, Xhejms Meklinok ndërtoi “Pioneer”, një nëndetëse në formën e puros. Ekperimentet vazhduan gjatë gjithë Luftës Civile, në disa raste me pasoja fatale për njerëzit që morën pjesë në to.

Në fillim të viteve 1880, kleriku anglez Xhorxh Garrett dhe shpikësi suedez Torsten Nordenfeldt, u bënë bashkë për të ndërtuar nëndetëset e para me avull. “Nordenfeldt III”, versioni më i mirë i tyre, mund të zhytej në një thellësi prej 18 metrash dhe të përshkonte një distancë 14 milje.

Një motor me avull mundësonte daljen e nëndetëses në sipërfaqe, dhe ri-futjen e saj në ujë. “Nordenfeldt III”, ishte nëndetësja e parë që mund të gjuante nën ujë. Ekzemplarët e saj iu shitën marinës së Perandorisë Osmane.

Në vitin 1889, oficeri i marinës spanjolle, Don Isak Peral, projektoi një nëndetëse më të përparuar. Ajo ishte e furnizuar me energji elektrike, dhe e veshur nga jashtë me fletë çeliku. Në shumë aspekte, “Peral” i ngjante nëndetëseve të zhvilluara më vonë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në fillim të shekullit XX-të, Britania e Madhe dhe Gjermania u angazhuan në një garë të armëve detare. Gjermanët ndërtuar të famshmen nëndetëse U-20, që gjatë luftës do të fundoste anijen britanike “Lusitania”. Nëndetësja e dëshmoi vlerën e saj në fillim të Luftës së Parë Botërore.

Më 22 shtator 1914, 3 kryqëzorë të vjetruar britanikë, u fundosën nga një nëndetëse e vetme gjermane. Nga gati 2.300 burra në bordin e 3 anijeve, vdiqën më shumë se 1.400. Me vazhdimin e luftës, nëndetëset gjermane u bënë më të mëdha dhe më të fuqishme.

Edhe Japonia zhvilloi një flotë të madhe nëndetësesh. Kur Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani në vitet 1930, ai e rindërtoi Marinën Gjermane dhe urdhëroi ndërtimin e nëndetëseve të reja për të zëvendësuar 360 nëndetëset e fundosura ose të dorëzuara gjatë Luftës së Parë Botërore. Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, nëndetëset gjermane përdorën taktika të reja, duke udhëtuar në formë të ngjashme me ”tufat e ujqërve” për të sulmuar kolonat e anijeve aleate.

Pas luftës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik garuan për të ndërtuar nëndetëse më të mira gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 1955, “Nautilus” u bë nëndetësja e parë me energji bërthamore. Dy nëndetëse bërthamore amerikane, “Thresher” dhe “Scorpion”, u shkatërruan si pasojë e defekteve, ndërsa sovjetikët humbën të paktën 4 nëndetëse.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/blog/reboot/how-submarine-was-born-175689

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: barkeLeonardo da Vincinëndetëse

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Next Post
Kursi i këmbimit, ja me sa këmbehet sot euro dhe dollari

Forcohen ndjeshëm euro dhe paundi, dollari amerikan humbet pikë

Tallja me Pacollin

Procesi i anormalizimit dhe supremacizmi serb

Goditje e fortë për LSI pak muaj para zgjedhjeve, Nasip Naço i bashkohet PS

Goditje e fortë për LSI pak muaj para zgjedhjeve, Nasip Naço i bashkohet PS







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com