Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nexhmije Hoxha, kur krimi triumfon mbi drejtësinë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Nga gratë e tiranëve të shekullit XX, vetëm bashkëshortja e dytë e Stalinit, Nadezhda Alliluyeva, pati kurajën të ngrinte disa herë zërin para diktatorit, për terrorin dhe masakrat që po kryheshin me urdhrin e tij në mbarë Bashkimin Sovjetik, duke e paguar sigurisht këtë me fundin e vet tragjik në moshën 32-vjeçare.

Në Shqipëri, bashkëshortja e diktatorit komunist Enver Hoxha, ka personifikuar alteregon e tij të sëmurë për pushtet.

E njohur me shumë pseudonime në kohën e luftës, por ku bie më tepër në sy nofka që i kishte ngjitur shoku i saj i hershëm i idealeve komuniste dhe jo vetëm, Qemal Stafa, “Delikatja”, Nexhmije Xhuglini u njoh me Enver Hoxhën në vjeshtën e vitit 1941 pak para themelimit zyrtar të PKSH-së, për të qenë prej atëherë partnerja e ngushtë e tij në rrugës së përgjakshme drejt pushtetit.

Të dy kishin një të shkuar të dyshimtë, Enveri si agjenti i dyshuar i Ahmet Zogut, ndërsa Nexhmija si anëtare e Rinisë Fashiste. Por kjo nuk u shkaktoi probleme. Në një kohë që shumë nga shokët e armëve u mënjanuan apo zhdukën fizikisht, pikërisht duke iu përmendur të shkuarën, si burim të sjelljeve të tyre “oportuniste”, në dobi të armikut të partisë.

Pas viteve 1990, krimit e komunizmit janë dënuar kryesisht moralisht, dhe jo penalisht. Me përjashtim të pak emrave, mes tyre edhe Ramiz Alia të dënuar me akuzën e “gjenocidit”, shumë të tjerë mbetën të pandëshkuar.

Nexhmije Hoxha, që formalisht nuk ka mbajtur postet më kryesore në udhëheqjen komuniste, u dënua më 9 vite burg për abuzime me fondet shtetërore, ku vetëm gjatë viteve 1988-1990, kishte harxhuar plot 360 lekë të vjetra, një shumë tepër e madhe për kohën, për pritje-përcjellje të dashamirësve të Enverit.

Pasi kreu vetëm gjysmën e dënimit, ajo doli nga burgu pas trazirave të vitit 1997, dhe që atëherë ka dhënë jo pak intervista, për shtypin vendas dhe atë të huaj, duke mos shprehur në asnjë rast një ndjesë qoftë edhe formale për mbi 5 mijë të vrarët, dhjetëra mijëra të burgosurit dhe të internuarit, por edhe mjerimin e madh ekonomik, në të cilin u detyrua të jetojë pjesa tjetër e shqiptarëve.

“Vendimet më të vështira si ekzekutimet, Enveri i ka marrë si një burrë shteti, por shpesh ishte i ndjeshëm dhe mund të vuante. Ai bisedonte për edhe me mua, por kishte raste që i merrte vetë”- do të deklaronte në një intervistë televizive dy viteve më parë.

Ndërsa në raste të tjera, është shprehur se Enveri s’kishte fare lidhje me ekzekutimet apo torturat e tmerrshme nëpër burgje, se këto të fundit qenë teprime për shkak të zellit të tepruar të komunistëve me nivel të ulët në provinca.

Apo është shprehur, se ato çfarë kanë ndodhur në një sistem, nuk mund të gjykohen nga një sistem tjetër politik. Një konflikt i ashpër me nusen e djalit të dytë, Liljana Hoxha, ka zbuluar shumë anë të tjera të errëta të vejushës së diktatorit.

Kjo e fundit e ka akuzuar Nexhmijen si agjente të UDB-së jugosllave, që në bashkëpunim me agjentin tjetër Ramiz Alia zhdukën nëpërmjet një vdekjeje të ngadaltë Enverin, dhe më pas shokët e tij më të ngushtë Hysni Kapon dhe Mehmet Shehun.

Vdekja e Enver Hoxhës, i dha Nexhmijes statusin e vejushës së “heroit” më të madh të vendit, dhe atë të gardianes së egër të diktaturës së proletariatit, të cilën e zbuti disi Alia.

Ditën kur në Tiranë u rrëzua shtatorja e diktatorit, Nexhmija i kërkoi llogari Ramizit se përse nuk  ishte derdhur gjak:Si nuk u vra një njeri për Enver Hoxhën, kur mijëra njerëz janë betuar me emrin e tij?”- pyeti ajo.

Ai ka qenë edhe momenti i ndarjes përfundimtare mes dy ish-drejtuesve komunistë, që gjithsesi vazhduan të mbronin diktaturën dhe figurën e diktatorit. Teksa ua mohoi shqiptarëve për gjysmë shekulli, Nexhmije Hoxha e ka shfrytëzuar më së miri lirinë e fjalës në demokraci, për të mbrojtur diktaturën dhe krimet e saj, ndërsa drejtësia ka dështuar me sukses të bëjë drejtësi për viktimat, duke konfirmuar kësisoj triumfin e tezës ogurzezë të Sali Berishës në fillimet e pluralizimit: Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë! 

ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: drejtësinëenver hoxhahoxhaKrimetkrimikurNexhmijeramizisali berishatriumfonviktimat

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Pas Elbasanit, Arta Marku në Durrës. Zbulohen porositë për prokurorët

Greqia presion Shqipërisë: Ndryshoni qëndrim nëse doni të hyni në BE

Merret vendimi: Ermal Meta dhe Moro vazhdojnë garën në Sanremo







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com