Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Nesër do jetë vonë!”, Rudina Hajdari: PD s’është pronë e Bashës dhe e Berishës

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, W-Instant

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, bën përgjegjës Bashën e Berishën për situatën që po kalon aktualisht Partia Demokratike. Ajo shigjeton këta dy personazhe me mjaft peshë në PD, duke ua bërë të qartë se e kanë khyer këtë forcë politike në pronën e tyre.

Mjaft e drejtëpërdrejtë në mesazhin e saj, Rudina Hajdari kërkon reflektim nga palët, ku sipas saj, nuk mund ta shpenzojnë, shpërdorojnë, shkatërrojnë PD-në sipas interesit të tyre personal.

Rudina ka apeluar ndaj Bashës e Berishës, për ti dhënë fund shkatërrimit të PD-së, dhe ti hapin rrugën një gare e cila do të mundësojë ardhjen në PD të një lidershipi të ri, me vizion, me pasion, me energji dhe pa ngarkesa nga e kaluara. Përpos tyre, Rudina i drejtohet edhe demokratëve që të mos heshtin, por të bashkohen për të kërkuar një drejtim të ri.

Ja se çfarë shkruan Rudina Hajdari

Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë e tmerrshme që pata dje kur pashë se Partia e themeluar nga im atë dhe qindra studentë guximtarë, të cilët luftuan me rregjimin komunist për të instaluar demokracinë në Shqipëri, u katandis nga forca që solli lirinë dhe demokracinë në një parti të vogël e pa mbështetje elektorale.

Si ish deputete e PD kjo më dhemb, e si bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron.

PD nuk është prona as e Lulzim Bashës e as e Sali Berishës, të cilën ata mund ta shpenzojnë, shpërdorojnë, shkatërrojnë sipas interesit të tyre personal.

PD është themeli i demokracisë shqiptare.

Themel i larë me gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të e me djersën e ballit të qindra mijëra qytetarëve të cilët besuan dhe luftuan për një Shqipëri ku jetohet me dinjitet e në liri.

Ndaj dua sot ti bëj thirrje si Bashës dhe Berishës që ti japin fund absurdit dhe shkatërrimit të PD, të bëjnë të dy pas dhe ti hapin rrugës një gare e cila do të mundësojë ardhjen në PD të një lidershipi të ri, me vizion, me pasion, me energji dhe pa ngarkesa nga e kaluara.

I bëj thirrje gjithë demokratëve që të mos heshtin më, të mos përulen më para atyre që po shkatërrojnë Partinë Demokratike por të bashkohen për të kërkuar një drejtim të ri.

PD ka qenë partia që i ka bërë shqiptarët të ëndërrojnë për Europën, për një të ardhme të ndritur e plot begati.

PD ka mundësi sërish ta kryejë këtë mision, por kjo nuk arrihet as me Bashën e as me Berishën.

Nëse ata vazhdojnë betejën e tyre për plaçkë e interesa të vogla, nga PD do mbetet veç disa faqe në historinë e Shqipërisë. Ata nuk frymëzojnë më askënd, rezultatet e djeshme e tregojnë qartë këtë.

Çdo demokrat, çdo militant, çdo zyrtar, çdo deputet i PD që nuk ka hyrë aty për plaçkë por për ideal e pasion duhet sot të ngrejë krye e të shpëtojë PD nga shkatërrimi e zhdukja.

SOT! Nesër do të jetë vonë!

Tags: bashaBerishaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Aktualitet

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Politikë

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026
Next Post

Një qëndrim “kotravers” në ditën e grave

Salianji: Basha e ka humbur mbështetjen, është barrë e rëndë për opozitën!

Vijon përçarja në PD, Flutura Açka merr vendimin drastik







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

by mirseda
21:49 | 04/06/2026
0

Qytetarët janë mbledhur në ditën e pestë radhazi para Kryeministrisë, ku për më shumë se tre orë...

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026

Kuvendi miraton marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Poloninë dhe ligjin për nënproduktet shtazore

21:19 | 04/06/2026

Asnjë partiak! Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

21:06 | 04/06/2026

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

20:53 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com