Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një qëndrim “kotravers” në ditën e grave

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Padyshim që 8 Marsi është një ditë, kur gratë, dhe jo vetëm ato, duhet të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre.

Por a jemi ne një shoqëri e ku liritë e grave janë të kufizuara?

Mbi të gjitha, cilët janë treguesit që dëshmojnë se në Shqipëri gratë janë të dhunuara, apo të diskriminuara?

E bëj këtë pyetje, pasi sa herë flitet për liri dhe barazi, mendja shkon tek politika, “barazi në përfaqësim, barazi në parlament etj etj”.

Unë do ta nisja nga fshati, ku gruaja mban barrën e punëve dhe në mbrëmje edhe tërbimin e burrit pijanec. Nga provincat, ku gratë nuk shkojnë dot as në kafe, sepse bien në sy për keq. Nga periferitë, ku nuk e njohin jetën sociale, por vetëm punën dhe shërbimin në familje.

Nëse do të flisnim për barazi, unë do ta nisja pikërisht nga këtu, dhe jo nga numri i grave në qeveri, në parlament apo në institucione.

Sepse gruaja nuk është viktimë e burokracisë dhe e ligjit në këtë vend. Ajo nuk ndalohet të shkollohet, specializohet dhe të bëjë karrierë. Asnjë grua nuk pengohet të ecë përpara nëse është e aftë.

Atje ku dhunohet, ajo është viktimë e injorancës dhe mosfunksionimit të shtetit dhe moszbatimit të ligjit.

Shqipëria ka patur një grua në krye të parlamentit, një grua në krye të prokurorisë së përgjithshme, ka patur e ka gjysmën e gjykatës kushtetuese gra…. Dhe do ta votoja me gjithë dëshirë një grua për kryeministre. Por një grua të zonjën, jo një grua vetëm sepse është grua.

Madje pa katur një sforcim të madh për të përcaktuar me ligj % e grave në politikë. Mbështetësit e kësaj ideje, mendonin se gratë janë qënie më të brishta dhe do ta zbusim agresivitetin burrëror në politikë.

Por çfarë kanë bërë këto gra në politikë e në parlament? Asgjë, madje shumë prej tyre janë bërë edhe më të këqija se burrat e këqinj. Janë shndërruar thjeshtë në vegla të politikës.

Çfarë kanë bërë gratë e parlamentit për ato gratë atje në fshat, në provinca e në përiferitë urbane, përveçse të vihen në garë kush të kombinojë më mirë kostumet e shtrenjta me kepucët firmato, dhe ngjyrën e flokëve me çantat që kushtojnë sa ndihma ekonomike e një viti për një grua të varfër.

Kur janë bërë bashkë gratë e mazhorancës dhe opozitës dhe të mëndojnë e veprojnë jo socialiste, demokrate dhe LS-iste, por të mendojnë si gra, si nëna, si motra?

Kur u bënë bashkë gratë e një mazhorance politike dhe të ngrihen kundër një projektligji korruptiv të qeverisë së tyre, që e rëndon edhe më shumë varfërinë dhe gjendjen sociale të grave?

Kur u bënë bashkë gratë e politikës që të kërkojnë miratimin e masave të forta, kundër ngacmimit seksual në mjediset e punës nga burrat eprorë?

Gratë në politikë nuk duhet të shërbejnë si makiazh për shoqërinë dhe klasën politike.

Me gjithë problemet që kemi, ne nuk jemi një shoqëri barbare, as një shoqëri islamike që i vrasim më gurë, në qendër të fshatit, gratë e pandershme.

Nuk po ju them Gezuar gra, sepse nuk është një festë.

Po ju them mbajeni kokën lart. Mos pranoni t’ju diskriminojnë sepse jeni gra, por as t’ju privilegjojnë vetëm sepse jeni gra. Luftoni të jeni të barabarta në shtëpi, në punë, në rrugë, në sport, në politikë, në shkencë, në shkollë e kudo.

Tags: gratëmentor kikiaproteste

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Salianji: Basha e ka humbur mbështetjen, është barrë e rëndë për opozitën!

Vijon përçarja në PD, Flutura Açka merr vendimin drastik

"NATO duhet të sigurojë që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës"







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Revolucion, Rama dorëhiqu”/ 3 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë

by mirseda
21:06 | 08/06/2026
0

“Poshtë komunizmi”, “ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”; janë thirrjet e qytetarëve të cilët...

Turizmi në rënie/ Pasiguria tremb të huajt, operatorët: Ka anulime rezervimesh

20:49 | 08/06/2026

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë, thirrje: Rama dorëhiqu!

20:38 | 08/06/2026

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com