Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni

Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non Grata”, tashmë gjetja e mençur “Foltore” ka ndarë frikshëm demokratët në çdo fashë shoqërore. Më shumë akoma, njerëzit e Partisë Demokratike, në emisione, vinë dhe flasin normal me njëri-tjetrin, pastaj debatojnë deri ashpër para kamerës me qëllimin se cili do të dalë më i devotshëm para Bashës ose Berishës (!!), dhe dalin sikur të mos ketë ndodhur asgjë, duke ndarë lajmet e fundit nga Selia apo Foltorja.

PD-ja është ndarë përkohësisht në dysh, ashtu si çdo institucion në vend prej tyre, por ashtu ashtu si i ndanë ballistët, legalistët dhe të tjerë me radhë. Mbase, vetë Partia Demokratike nuk është e Djathtë normale. Kudo të Djathtët ruajnë institucionin dhe traditën dhe mundohen ta përmirësojnë në favor të jetës më të mirë dhe me dinjitet të njerëzve, por në Shqipëri duket se ende demokracia e tillë është larg. E tregoi Berisha që një moment nga justifikimi për “non grata” vendosi ta kthente partinë e demokratëve drejt konservatorëve me një fjalë të vetme apo Basha me përpjekjet për të ç’bërë. E të dy sëbashku, gjithnjë për të ç’bërë si shtetin dhe institucionin. Kjo është ajo që e bashkon tandemin B&B dhe që Rama po i sodit duke i shfrytëzuar paq.

Në të gjithë këtë qerthull, për një gjë të vjen keq, kur shikon që edhe forcat më intelektuale të PD-së po kanalizohen në njërën apo në tjetrën hulli. Të vjen keq, që një pjesë e tyre e kanë provuar në kurriz gënjeshtrën sistematike të Bashës ashtu si edhe dyfytësinë e Berishës. Të fundit janë akuzuat që tandemi Basha&Berisha po bëjnë për njëri-tjetrin dhe që nxjerrin zbuluar PD-në e vërtetë, bash atë që pakkush e njeh ose më saktë që e dinë por nuk kanë dashur ta zbulojnë. Sido që të jetë puna, kjo do jetë partia që do e drejtojë vendin tonë, pas tre apo më shumë vitesh dhe duket se fara e demokracisë tek PD-ja jo thjesht nuk solli prodhim të mirë por e shkatërroi një kauzë. Vallë e kuptojnë njerëzit e PD-së, jo militantët që presin lejet e ndërtimit, ndërtimet pa leje, rr*mpallën dhe punësimet? Me ç’duket jo. Të merr malli, ashtu si të trishton fakti, që kanë mbetur vetëm pak ata si Selami dhe Kadilli që e thonë hapur: Tandemi Basha&Berisha jashtë!

Kur u kujton njerëzve të PD-së këtë realitet ta thonë me krenari: Shiko sa i vinë doktorit në “Foltore”! Këtu të kap trishtimi dhe kujton një njeri të vyer të poezisë. William Blake dikur thoshte për një kohë tjetër, por duket për një realitet gati të ngjashëm: “Nëse njerëzit do të ishin të mençur, edhe princat më arbitrarë nuk do mund të arrinin t’i lëndonin dot. Por, nëse nuk janë të mençur, atëherë edhe qeveria më koti është e detyruar të jetë një tirani”.

I tillë po duket tashmë pushteti pa pushtet i Berishës mbi PD-në, ashtu si bindja e verbër e Bashës që është me grupin e tij në rrugë të drejtë. Ku është respekti për institucionin e PD-së? Këtë nuk e gjen dot, sepse në grackat e statutit, të ngritur nga Basha, humbet apo manovrohet si Berisha dhe këlthitet si kryetari aktual. Dhe, PD-ja sot po tregon se e ardhmja e Shqipërisë nuk ka gjasa të jetë më e mirë, përpos se një kujtim i hidhur i paraviteve 2000, kohë kur vendi ynë u largua me jo pak vështirësi dhe besoj se duhet të ecte me marshe të tjera.

“Foltorja” e arriti qëllimin për të na treguar se ku synon PD-ja made in Berisha, duke e shfrytëzuar të folurën në emër të turmës. Fuqia e njëshit amplifikuar me verbërinë e shumicës, që në emër të demokracisë kërkojnë absurdin. “Nuk ka gjë më të parezistueshme sesa pushteti tiran që komandon në emër të popullit, sepse duke zotëruar fuqinë morale që i përket vullnetit të një numri të madh, ai vepron në të njëjtën kohë me shpejtësinë dhe këmbënguljen e një njeriu të vetëm”. Fjalë të arta të Alexis de Tocqueville por që kanë rënë në veshin e shurdhër të njerëzve, që po e shkatërrojnë Partinë Demokratike nën kultin e Berishës dhe verbërinë e Bashës… në sy të të gjithëve. (Javanews)

Tags: bashaben andoniBerishafoltore

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim 'kokë më kokë'

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Moti me plot surpriza, reshje shiu dhe ulje temperaturash

Moti për sot/ Reshje në gjithë territorin të shoqëruara me erë të fortë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com