E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të pushtuar më 12 dhjetor selinë e PD-së. I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai u shpreh se deputeti i PD-së Flamur Noka, që e cilësoi “Arkanin” e Berishës, po punon me strukturat për të pushtuar më 12 dhjetor selinë blu. Haklaj u ndal dhe te “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha që u mbajt dje në Bajram Curri, ku tha se nuk ishte i pranishëm.

“Nuk isha. Ai e quajti atë vend Malësi e Gjakovës, pasi Tropojë është sllavishte. Kur ishte president dhe kryeministër, nuk u kujtua që të hiqte emrin Tropojë, një trevë që ka përcaktuar faktin e shqiptarëve dhe të demokracisë.

Ai shkoi në Malësinë e Gjakovës me triumfin e madh se ishte andej me prejardhje. Ai tha se pse duhej të ishte ai tra në Kukës, ndërkohë që ka qenë vetë një nga ata që ka hedhur idenë. Eshtë e vetmja “Foltore” ku Berisha nuk kërkoi falje. Pasi në të gjitha “Foltoret” ka kërkuar falje. Ai nuk ka një projekt-ide, apo platformë të radhës. Ai ka një strategji të gërshetuar me intrigë, blofe, intimidim.

Dua t’i bëj me dije Bashës, kryetarit të zgjedhur, Ambasadës së SHBA, se Arkani i Berishës, zoti Noka po organizon strukturat për të pushtuar selinë e PD-së në datën 12 dhjetor. Nga informacionet që kam unë, dhe kjo shkon dhe në akord, do pushtojë selinë e PD-së dhe të PS-së. Nga Tropoja, Berisha tha që ne jemi ortek. Ai u kthye në Tropojë për t’i kthyer zonjës ambasadore të SHBA përgjigje. Sulmon në mënyre të pacipë binomin Blinken-Yuri Kim. Ai tha “po të doja unë e hiqja për 2 orë emrin tim non-grata”. Po si mund ta hiqte ai?”, tha Haklaj.

Lexo edhe :   Antimitingjet që po shpëtojnë Bashën nga berishizmi

Azgan Haklaj shtoi më tej se 11 dhjetori, data që ish-kryeministri ka thirrur për të mbajtur Kuvendin, do të jetë apokalipsi i tij.

Lexo edhe :   Si zgjidhet kriza në PD: 10 vendimet që shpëtojnë Partinë Demokratike

“Ai duhet të kërkonte falje për krimet që nuk janë zbardhur për dosjen Tropoja. Po ashtu ai duhet të kërkonte falje për vrasjen e deputetit Hajdari. Berisha po i bën përdorim të paskrupullt që po i bën çështjes Hajdari. Zoti Basha mori një vendim të vështirë. Berisha po përdor një strategji tjetër, duke publikuar disa firmëtar, duke i quajtur të guximshëm që shpallen për Kuvendin e 11 dhjetorit. 11 dhjetori është apokalipsi i Berishës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...