E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Haklaj: Berisha është kurbani politik i epokës së re

I shoqëruar nga shumë truproja, ish-kryeministri Berisha shkoi dje shkoi në Tropojë, ku dhe mbajti një takim me demokratë dhe banorë vendas. Ai ashpërsoi tonin e sulmeve ndaj kreut të PD, kryeministrit dhe organeve të drejtësisë. Teksa dje hyri zyrtarisht dhjetori, muaj i cili mund të sjellë largimin e tij nga PD, ish-kryeministri nuk ka kursyer asnjë në sulmet e tij.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, ka komentuar vizitën ish-kryeministrit në qytetin e Tropojës. Në një intervistë për “RTV Ora”, ish-deputeti Haklaj u shpreh se vizita e Berishës vjen pas deklaratës që bëri për sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, si dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila para disa ditësh ishte në vendlindjen e Berishës.

“Berisha bëri 12 foltore në 12 qarqe, pastaj erdhi duke i shtuar. Vizita në Tropojë sigurisht që është surprizë, sepse kjo vjen pas përplasjes me ambasadoren amerikane dhe me Blinken, me një deklaratë se nëse unë kthehem kryetar, bëhet kryeministër, nuk do lejoj ambasadoren amerikane të jetë në zyrën time dhe sa të jetë Blinken nuk do të shkojë në Amerikë. Kim shkoi në Tropojë në malësinë e Gjakovës ku u prit ngrohtë, si për të dërguar një mesazh Berishës se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, u shpreh ai.

Marrë shkas nga gjesti që bëri ambasadorja Kim, ku preu kokën e gjelit në Tropojë, Haklaj u shpreh se Berisha është kurbani politik i epokës së re. Pak ditë më parë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, dha një mesazh të koduar nga Tropoja. Ajo i preu kokën një gjeli të pjekur në tavë. Ky ishte një mesazh i koduar, duke qenë se Tropoja është vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Azgan Haklaj tha se Berisha e kupton shumë mirë se është kurbani politik i epokës së re.

Lexo edhe :   Kur do të eliminohet Berisha?
Lexo edhe :   Stresi: Fitoj sa për katër deputetë

“Ambasadorja në Tropojë i bëri një gjest shumë simbolik, i preu kokën një gjeli, ku gjeli është kurbani. Berisha e kupton shumë mirë se është kurbani politik i epokës së re. Epoka autokratike ka marrë fund dhe po fillon epoka demokratike. PD më shumë se tre dekada ka qenë një lëvizje, ndërsa tani po kthehet në parti politike”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...