Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nëna: Nusja është si boksiere. Djali: Babai hedh sheqer për gruan time

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nëna: Nusja është si boksiere. Djali: Babai hedh sheqer për gruan time

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ka ardhur sot historia e një familje, ndoshta si shumë të tjera në Shqipëri në konflikt prej vitesh. Familja Dervishi nga Belshi është përfshirë prej disa kohësh nga konfliktet.

Njëri prej djemve, Bledari, kërkon me çdo kusht banesën e prindërve. Djali tjetër Mikeli thotë se gjithçka ka nisur që nga momenti kur vëllai është martuar. Në dhjetor 2018, Mikeli ishte kthyer nga Gjermania për të kaluar pushimet pranë familjes. Fillimisht ka shkuar në Korçë tek gruaja dhe fëmijët. Më pas për shkak edhe të dokumenteve që i duheshin ka udhëtuar drejt Belshit. Dhe ka parë edhe prindërit.

Atje ka konstatuar konfliktet mes tyre dhe vëllait, ndërkohë që ka parë me sytë e tij se shtëpia ishte zaptuar nga vëllai. Ka biseduar me të, por asnjë reflektim. Në mbrëmje, pasi i ati ka tentuar të hapë me forcë derën, nusja ka dhunuar vjehrrën. Mikeli thotë se ka ndërhyrë për t’i ndarë. Të nesërmen në mëngjes, kunata ka tentuar ta gjuajë me mjet të fortë, dhe t’i hedhë hirin e zjarrit në fytyrë.

Kjo ngjarje është denoncuar në polici, fillimisht nga ajo dhe më pas Mikeli është shoqëruar në polici. Çështja shkoi në gjykatë, dhe ai u dënua. Kreu 8 muaj burg për “dhunë në familje” dhe “plagosje të lehtë me dashje”. Sot ai dhe prindërit kanë vendosur të kërkojnë publikisht drejtësi, e cila iu është mohuar në çdo institucion.

Nëna e tre djemve dhe 1 vajze, 78 vjeçe, tregon se nusja e djalit, Adelina e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar. Ndonëse jetojnë në një shtëpi, ajo tha se nusja e djalit të saj, Bledarit, i mbyll me çelës derën e banjës për ditë me radhë. Duke rrëfyer se është larë në oborr, pasi nuk mund të hynte në banjë.

“Nusja më ofendon më thotë fjalë të pista. Kam tre djem e një vajzë. Me nuset e tjera e djemtë nuk kam probleme. Adelina më tha; do të lyej me benzinë. Do të vë shkrepsen, do të djeg. Bledari nuk ka qenë kështu.

Ajo i thotë djalit tim të kam marrë në jetimore. Nuk ke as babë, as nënë, as vëllezër e as motër. Dhe po të dëgjova të flasësh me ta, do të pres gjuhën. Do të na nxjerrë nga shtëpia. Thotë e duam ne këtë, pse t’ia jepni Mikelit. Ajo është si ata boksierët. Nuk e sajdis djalin tim fare. I ka mbyllur derën, e ka lënë jashtë. Ka ardhur tek unë djali. Ajo na dhunoi, por djali im Mikeli përfundoi në burg. Mua nuk më morën policia fare, sado që përfundova me gjilpëra”, tregoi e moshuara duke qarë.

Babai 86-vjeçar tha se është e gjithë shtëpia e tij, por se një dhomë ia ka lënë Bledarit me gruan. Duke mbështetur rrëfimet e djalit tjetër Mikelit, dhe gruas për dhunën e ushtruar nga nusja e djalit. “Shtëpia është e imja 100%. Nuk e kam ndarë. Në dhomën time ka lënë djalin, ai kërkon gjithë shtëpinë”, tha i ati.

Në emision ka ardhur dhe një telefonatë nga mbesa e të moshuarës. E cila tha se para se të hynte Adelinda në atë shtëpi, çdo gjë shkonte shumë mirë. Kurse tani i ka shkatërruar. “Qëkur ka hyrë Adelina në shtëpia, ata kanë vuajtur. Para se të vinte ajo, kanë qenë shumë mirë. Ajo i shkatërroi komplet. Nuk e lë tezen as të shkojë në tualet. E kam gjetur tezen si mos më keq. Nusja e Mikelit është zonjë grua. Ju lutem ndihmojeni atë familje”, tha mbesa e 78-vjeçares.

Më pas ka qenë Mikeli ai që ka treguar çfarë ndodhi mes tij dhe prindërve, dhe si përfundoi në burg. “Incidenti në tetor 2018. Vij në datën 14 në Belsh, kishte ditëlindjen babai dhe do merrja pasaportat e fëmijëve për të aplikuar për dokumente gjermane. Vij në shtëpi e gjej nënën me drita fikur. I them pse më thotë e ka fikur nusja. Hyj në dhomë, e kanë si kuzhinë, nuk i kanë vënë derë dhe thërras vëllain. I them ikët në fshat dhe i mbyllni banjën prindërve, e tani ju fik dhe dritat. Hyn Adelina e godet nënën e babain. Morën vëllain dhe nusen, nënës i thanë do të marrim nesër. Si mund të vesh tek mjeku ligjor më datë 16, kur u godit më datë 14? Ajo na dhunoi, unë u arrestova e bëra 8 muaj burg. I jam drejtuar ministrit të Brendshëm z. Lleshaj, ministres së Drejtësisë, prokurores së Përgjithshme Arta Marku. Kam akuzuar OPGJ-në”, deklaroi kunati.

Në emision ka folur me anë të një lidhje telefonike edhe vetë Bledari. I cili i doli në mbrojtje bashkëshortes së tij, dhe tha se prindërit e kanë dhunuar atë dhe gruan.

“Të dy prindërit që janë aty, plaku deri dje kanë qenë pas meje. Këto i bën ky që nuk punon. Në qoftë se kam shkuar tek mjeku ligjor, kam shkuar ku më ka çuar prokurori. Unë kam letrat e hapura për këta zotërinj. Po unë jam dhunuar nga babai im, që thoshte ‘vrite qenin’ dhe vëllai që keni përballë.

Ajo nënë që ka dalë sot aty, i bën të gjitha. Për atë vëllain aty kam shkuar unë në Turqi. Çfarë kam investuar unë, duan t’i marrin këta për të prurë atë. Kam investuar unë. Pse më lejoi babai të shpenzoja? Ato ça më kanë bërë ata mua, pyesni gjithë Belshin. Ky e ka marrë me forcë babain aty. Është zënë para tre netësh me babain, me nënën dhe vëllain tjetër. Ka dhe një mbesë babai, kërkon dhe ajo trashëgiminë. Babai im hedh sheqer për gruan time që ta largojë”, tha Bledari. Duke akuzuar të atin se po i bënte magji gruas së tij. Në përfundim ai kërkoi 7 milionë lekë të vjetra, që të largohej nga shtëpia e prindërve. /BalkanWeb

 

Tags: DjalinusjaPrindërit

TË LIDHURA

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë
Aktualitet

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit
Aktualitet

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin
Aktualitet

Kandidatja e Berishës kërkon hapjen e kutive, ja besniku i kryedemokratit që rrezikon mandatin

22:31 | 05/06/2025
Next Post
Fotoja e shekullit, historia e operacionit që zgjati 23 orë

Fotoja e shekullit, historia e operacionit që zgjati 23 orë

“Ju kopila arrogantë”/ Banorët e Unazës së Re, thirrje ambasadave

"Ju kopila arrogantë"/ Banorët e Unazës së Re, thirrje ambasadave

Shpëtimi i Alvinit/ Deputeti ngre alarmin: Kisha informacion se diçka po lëvizte

Shpëtimi i Alvinit/ Deputeti ngre alarmin: Kisha informacion se diçka po lëvizte

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”
Showbizz

Ron Zaiti rrëfen ndarjen pas “Ferma VIP”

by mirseda
23:06 | 05/06/2025
0

Ron Zaiti, ish-konkurrenti i “Ferma VIP 2”, ka zbuluar se e dashura e tij e ka lënë...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Qershor 2025

22:52 | 05/06/2025
Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

Spahiu: Qindra arrestime të mundshme për manipulimin e votës në Tiranë

22:50 | 05/06/2025
Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

Bushati përplasjet me deputetin e PS: Shqipëria po bëhet si Rusia e Putinit

22:45 | 05/06/2025
Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

Ndeshja me Serbinë mund të shkaktojë tensione, UEFA mbledhje speciale të premten, ja çfarë pritet të ndodhë

22:41 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com