Politikë

Shpëtimi i Alvinit/ Deputeti ngre alarmin: Kisha informacion se diçka po lëvizte


               Publikuar në : 17:16 - 07/11/19 M S

Deputeti Andi Përmeti, i cili inicioi interpelancën me Ministrinë e Jashtme për rastin e Alvinit, tha se ka pasur më herët disa informacione se “diçka po lëvizte”. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin “45 minuta”, Përmeti tha se rasti i Alvinit mbetet një tregues se mund të shpëtohen të tjerë persona që ndodhen në atë kamp.

Ai shtoi më tej se në Itali ka qenë një presion i madh, e ndërsa në vendin tonë, shoqëria civile nuk është vënë në veprim. Duke treguar dinamikën e ngjarjes, deputeti u shpreh se ishte në dijeni se prej 2014, i ati nuk ishte ndalur së kërkuari për Alvinin.

“Kisha informacion që diçka po lëvizte. E kisha nga gazetarët e emisionit Italia, që ne u vumë në dijeni. Rama duhet të bënte një falenderim për emisionin. Bënë një luftë shumë të madhe, duke ndërgjegjësuar të gjithë publikun.

Në Itali ka qenë një presion më i madh, nuk kam parë një organizat të protestojë apo t’i bëjë presion qeverisë”, tha Përmeti.

“Në dijeninë time, i ati që prej 2014 nuk ka reshtur një moment së kërkuari Alvinin, i është drejtuar emisionit investigativ në Itali dhe kanë vite që e ndjekin si rast.

Emisioni ka rënë në gjurmët e disa turqve, që mund ta merrnin kundrejt 250 mijë euro, dhe e panë që këto ishin mashtrues dhe më pas u tërhoqën. Fillimisht, i ati e kishte marrë nga Kryqi i Kuq, se Alvini i kishte nisur një letër se ku ishte. Por emisioni ia siguroi takimin, shumë afër kampin, por nuk e mori dot. Sepse personat që jetojnë atje, rreth 70 mijë gra dhe fëmijë, janë si të burgosur. Është një tip burgu, dhe s’mund t’i marrin pas”, tha deputeti i ‘Bindjes Demokratike’.

 

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT