Kryeministri Edi Rama ka zhvillluar një konferencë të përbashkët për shtyp nga kryeministria, me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vizita e Roth në Tiranë, vjen në një kohë të rëndësishme, pasi Këshilli Europian do të mblidhet për të vendosur në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Ramës, Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat për hapjen e negociatave, teksa shtoi se BE duhet të thërrase Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Edi Rama: ”Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të Këshillit Europian për një vendimarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dh e M.V. Më vjen mirë që sot nuk janë vetëm ata që e thoshin dhe dje, por të gjithë që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Miratimi i kornizës negociuese, bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare është thjeshtë çështje e brendshme e Këshillit Europian, në një moment kur së brendshmi BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanik dhe përreth që lidhet me ngërçin e krijuar me MV dhe Bullgarisë. Unë nuk mundet veç se të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte, sipas nesh, që duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë duke miratuar kornizën negociuese dhe duke thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.”