“Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Deklarata e mësipërme është bërë nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok.
“Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është shprehur ai.