Shqipëria do të marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së.
Raportohet se vizita e parë e kryeministrit Edi Rama do të jetë në Kiev të Ukrainës.
Ambasadori ukrainas Tsymbaliuk ka dhënë detaje për vizitën e Ramës në Ukrainë.
“Vizita e Ramës në Kiev do të jetë në datat 20 deri 21 janar. Ne si shtet ukrainas promovojmë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesin e Shqipërisë”, ka deklaruar ambasadori ukrainas në Tiranë.
“Balkanweb” raporton se Rama fillimisht do të shkojë në Kiev, ndërsa më pas do të shkojë në Moskë.