Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në shtëpinë e hajdutit shqiptar më të famshëm në Britani, çfarë thonë familjarët

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në shtëpinë e hajdutit shqiptar më të famshëm në Britani, çfarë thonë familjarët

Në shtëpinë ku Asdrit Kapaj vinte shumë rrallë, jeton nëna e tij, që as nuk dëgjon e as flet. I vëllai Nexhipi thotë se çdo gjë e kanë ngritur me djersë dhe s’kanë marrë kurrë parà nga ato që i kanë dëgjuar në medie si grabitjet e bujshme të sportistëve të famshëm.

Nëna e tij 74-vjeçare, Shega nuk e di ende ngjarjen që ka habitur të madh e të vogël në Gjorm. Ajo mendon se kanë ardhur për ta ndihmuar me dokumente për të shkuar te djali më i vogël, Asdriti, në Angli. Vëllai i madh, që i ka rritur të gjithë pas vdekjes së babait, nuk mund ta besojë se grabitësi është i vëllai.

Asdrit Kapaj ishte mjeshtër në çaktivizimin e kamerave të sigurisë. 42-vjeçari nga Gjormi, që ishte arrestuar në muajin shkurt pas një kërkimi 10-vjeçar, ka pranuar në gjykatë 22 plaçkitjet e banesave disa milionë stërlinëshe të njerëzve të pasur dhe të famshëm në Wimbledon të Londrës.

Babai i dy fëmijëve, Asdrit Kapaj banonte në Manchester, ndërkohë që udhëtonte rreth 200 milje në jug drejt Londrës për të kryer plaçkitjet, mes të cilave edhe shtëpitë e ish-legjendës së tenisit, Boris Becker, dhe ish-futbollistit të Arsenalit dhe kombëtares franceze, Anelka, shkruan Top Channel.

Pronari i dyqanit të peshkut dhe babai i dy fëmijëve, pranoi vjedhjet me vlerë 550,000 paund në harkun e 10 vjetëve. Por, prokurorët kanë frikë se vjedhjet e tij arrijnë në miliona paund, duke vlerësuar se ai mund të ketë vjedhur 200 shtëpi që nga viti 2008.

Një grup i madh banorësh shkuan pranë gjykatës për të festuar arrestimin e tij duke thënë se tani flinin të qetë. “The Sun” shkruan sot se vjedhjet e tij mund të kenë nisur në korrik 2008 deri në shkurt të këtij viti kur edhe u arrestua.

“Scotland Yard” e ka lidhur më parë, “Hajdutin e Wimbledon”, me 200 vjedhje, por prokuroria nuk e akuzon për një numër të tillë. Duke veshur një kapelë peshkatarësh, Kapaj u akuzua për shkatërrimin e sistemit të kamerave të sigurisë, dhe mund të ketë përdorur pinca të posaçme për të hapur dyert e apartamenteve.

Ai gjithashtu thuhet se është pikasur nga pronarët e shtëpive disa herë. Në një rast, thuhet se ishte ndjekur nëpër një kopsht nga futbollisti francez Anelka, i cili ka luajtur për një sërë ekipesh të Premier League duke përfshirë Chelsean dhe Arsenalin.

Kapaj, i cili u paraqit në gjykatë duke veshur një palë tuta ngjyrë vjollcë, u arrestua në paraburgim. Banorët e fshatit Wimbledon, përfshirë viktimat 81-vjeçare Philippa Beck, ishin në gjykatë për të festuar arrestimin e tij.

Zonja Beck, e cila ishte pronare orëve të arit, tha se ishte tronditur kur mësoi se hajduti po bënte një udhëtim vajtje-ardhje gati 500 milje për të grabitur në zonë. Motivi i tij, siç sugjeroi ajo, nuk mund të jetë thjesht për para.

Tags: britaniçfarëFamiljarëtfamshëmhajdutitshqiptarshtepinethonë

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve

Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve

Parashikimi i motit, datë 27 shkurt 2019

Parashikimi i motit, datë 27 prill 2019

Eurostat: Çmimet e qirave në Tiranë u rritën në 2018, po Rajoni?

Eurostat: Çmimet e qirave në Tiranë u rritën në 2018, po Rajoni?







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com