Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Në Shqipëri ka rreth 500 mijë automjete, gati një e treta janë BENZ

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Në Shqipëri ka rreth 500 mijë automjete, gati një e treta janë BENZ

Mercedes Benz, makina më e përdorur në fillim të viteve ’90 për shkak të fortësisë së saj në rrugët e shkatërruara vendase,  mbetet ende automjeti më e preferuar në Shqipëri, me gati një të tretën e mjeteve në vend që mbajnë këtë markë.

INSTAT ka publikuar për herë të parë botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, ku jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë “Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %).

Sipas këtyre të dhënave Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volksëagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %). Në Shqipëri dominojnë automjetet e vjetra.

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %.

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volksëagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volksëagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volksëagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin 2019: “Mercedez Benz”, “Volksëagen” dhe “Ford”.

Kryesojnë automjetet me naftë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).

Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”.

Autovetura sipas Vëllimit të motorrit

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %./Monitor/

Tags: benzinstatmakinashqiperi

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Publikohet vendimi, këto kategori përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

11:59 | 31/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
“Cunam” në Velipojë, uji vërshon në biznese dhe banesa (Foto)

“Cunam” në Velipojë, uji vërshon në biznese dhe banesa (Foto)

Inzaghi ”tradhton” Milanin: Inter, favoriti kryesor për titull

Inzaghi ''tradhton'' Milanin: Inter, favoriti kryesor për titull

“Kjo është për të vënë duart në kokë”, mjeku tregon përse shpërtheu koronavirusi në QSUT

Kartolina ime për mjekët







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…
Showbizz

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

by mirseda
14:45 | 08/01/2026
0

Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati ka reaguar për herë të parë në një intervistë ekskluzive për...

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

14:42 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

14:10 | 08/01/2026
Moti i keq shkatërron linjat e tensionit të ulët,shkakton probleme në furnizimin me energji,Elbasan

Moti i keq shkatërron linjat e tensionit të ulët,shkakton probleme në furnizimin me energji,Elbasan

14:03 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com