Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Në pritje të shtatorit të ankthit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Baza detare e NATO-s në Pashaliman, Shqipëria dhe lufta në Ukrainë

Nga: Roland Qafoku

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për politikën shqiptare. Nga vendimi i gjykatës për drejtimin e PD, nisma e PS për nxjerrjen nga politika të Ilir Metës si i lidhur me Sigurimin e Shtetit, protestat e opozitës për largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike, arrestime të bujshme të SPAK, lista e dytë me non grata nga Britania, përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe ristrukturtimi i policisë pas ngjarjes së Potamit. Ngjarjet që pritet të ndodhin në muajin e parë të vjeshtës dhe që do mbajë në ankth politikën dhe jo vetëm.

Ka shumë parashikime për atë që pritet të ndodhë në vjeshtën e parë në Shqipëri. Në muajin shtator priten të ndodhin disa zhvillime që duket se do ta ndryshojë jo pak politikën tonë, të paktën për një dekadë. Në shtator pritet të merret vendimi nga gjykata për drejtimin e Partisë Demokratike. Në shtator pritet të ndërrmerret në parlament nisma për largimin nga politika të Ilir Metës lidhur me një pretendim për lidhje me Sigurimin e Shtetit. Në shtator opozita pritet të nisë operacionin politik për largimin e Edi Ramës, e shoqëruar kjo me nisjen e protestave mbarëkombëtare. Në shtator SPAK pritet të ndërmarrë veprime të bujshme deri në arrestimin e politikanëve të nivelit të lartë të implikuar veçanërisht në dosjen e inceneratorëve. Në shtator pritet të bëhet publike lista me rreth 30 persona, politikanë të lartë, ministra dhe ish-ministra, biznesmenë dhe pronarë mediash që janë shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe të njëjtin vendim pritet ta marrin edhe shtete të tjera. Në shtator pritet të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe partitë do nisin përzgjedhjen e kandidatëve për garën e kryetarëve të bashkive. Në shtator policia e shtetit pritet të kalojë në strukturim duke larguar nga radhët e saj dhjetra punonjës të implikuar në ngjarje kriminale. Me një fjalë, shtatori do jetë një muaj ankthi për disa dhe një çlirim për të tjerë. Po çfarë parashikohet të ndodhë? Ti marrim me radhë:

Në pritje të gjykatës, kush do e drejtojë PD?

Tashmë është kthyer në një telenovelë dhe koha e gjatë e mungesës së dhënies së vendimin e ka bërë më çoroditëse situatën në Partinë Demokratike. Nga njëra anë kemi një PD që drejtohet shumë më normalisht nga Sali Berisha që nuk bën pushim as kur re ka pushim. Nga ana tjetër kemi një PD që është zyrtare me në krye Enkelejd Alibeajn e komanduar që nuk ka mbështetje në bazë por që shpresat i ka në vendimin e gjykatës. Gjykata e Apelit pritet që në shtator të vendosë se kush duhet të drejtojë në të ardhmen PD: Sali Berisha dhe mbështetësit e tij apo Enkelejd Alibeaj, ose e thënë më saktë Lulzim Basha në hije që dha dorëheqjen për të qendruar në pritje për tu kthyer. Fakti është i sigurtë që Berisha tashmë e zotëron shumicën e PD dhe mbështetja e tij është e madhe. Por, fakt është se Berisha dhe të tijtë ende nuk kanë mbështetjen e grupit parlamentar. Ky është një ngërç jo i vogël, pavarësisht se vetë ai dhe strukturat e dala nga Kuvendi i PD dhe Këshilli Kombëtar kanë mbajtur shpresa se situata do ndryshojë në favor të tyre. Në një konferencë për shtyp Berisha nuk e vuri në diskutim që gjykata duhet ti japë atij të drejtë, porse në një vendim ndryshe për të do ishte një manipulim që Edi Rama dhe Lulzim Basha në bashkëpunim do ti bënin gjyqësorit për të eleminuar opozitën. Në fakt, një vendim në favor të Enkelejd Alibeajt do ta komplikonte jo pak situatën në Partinë Demokratike. Realisht kjo do ishte zyrtarizimi i të qenit dy parti. Dhe ajo që lidhet juridikisht më shumë në këtë situatë është se me çfarë emri dhe sigle do regjistrohet në KQZ partia e Berishës për zgjedhje lokale të vitit 2023 në rast të një vendimi të tillë? Vendimi i shtatorit do tregojë shumë për të ardhmen e PD.

Ligj për largimin e Metës nga politika?

Në shtator Partia Socialiste pritet të ndërmarrë një nismë në parlament sipas të cilit Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 mund të verifikojë aktivitetin e çdokujt edhe nëse ai ka marrë certifikatë pastërtie nga komisioni i drejtuar dikur nga Hajri Mezinit dhe Nafiz Bezhani. Kjo dot i hapte rrugën verifikimi të një pretendimi, sipas të cilit, Ilir Meta kur ishte student ka bërë një denoncim te organet e Sigurimt për një moshatar të tij duke njoftuar se do arratisej. Deri tani nuk ka të dhëna të besueshme që e implikojnë Ilir Metën dhe më shumë kjo histori duket politike. Nëse PS ka të dhëna se ka të bëjë me një bashkëpunëtor të Sigurimit dhe ndryshon ligjin enkas për Ilir Metën situata bëhet shumë më e koklavitur. Vetë Ilir Meta e ka quajtur manipulim këtë histori dhe se është 100 për qind i pastër. Në fakt, gjuha e kryetarit të Partisë së Lirisë ditët e fundit është ashpërsuar duke iu dejtuar Ramës drejtpërdrejtë si autor i këtij manipulimi dhe se do ta godasë atë. Se si do shkojë kjo betejë, nga më të rrallat për nga tema, mes Metës dhe Ramës duhet të presim muajin shtator.

Protesta për largimin e qeverisë Rama

Sali Berisha dhe Ilir Meta në opozitë, përveçse bashkëpunëtorë tashmë kanë edhe një rivalitet politik. Të dy kanë lajmëruar për protesta të fuqishme në muajin shtator dhe të dy kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Madje, Meta ka shkruar deri në propozimin për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, e para kërkesë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Në fakt, përgatitjet kanë nisur si në Partinë Demokratike dhe si në Partinë e Lirisë. Në muajin shtator pritet që kjo të zyrtarizohet. Por sa do ndikojnë këto protesta për largimin e Edi Ramës? Kryeministri i fundit që është larguar pas protestave në Shqipëri është Fatos Nano pas ngjarjeve të dhunshme të 14 shtatorit 1998. Dhe në fakt edhe Fatos Nano dorëheqjen e dha më 28 shtator 1998, 2 javë më pas dhe largimi më shumë kishte të bënte me largimin nga Shqipëria se sa nga presioni i protestave të dhunshme. Që nga viit 1998 e deri më sot Shqipëria ka parë me qindra protesta të PD dhe të PS, por asnjëherë një kryeministër pasardhës i Nanos, si Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha dhe vetë Edi Rama nuk janë larguar. Pra, është shumë e vështirë të besosh se Edi Rama të japë dorëheqjen për shkak të protestave. Ka një teori se ai mund ta bëjë këtë pa asnjë presion dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakoshme për të fituar sërish dhe për ta mbyllur një herë e përgjithmonë këtë debat. Por edhe kjo teori bie si një dëshirë më shumë e opozitës se sa një situatë reale. Pa llogaritur këtu faktorin ndërkombëtar që as do e dëshironin, e as do e lejonin një gjë të tillë. Gjithsesi, shtatori do tregojë se çfarë fuqie dhe impakti do kenë protestat e opozotës.

Arrestime të bujshme të SPAK

Ajo që është thënë e stërthënë që nga janari i këtij viti se do ketë arrestime të bujshme nga SPAK në politikë pritet që ta bëjë në shtator. Dosjet e reja në këtë institucion po bëhen ding dhe tashmë vetë pritja nga pritjet po bëhet e padurueshme. Opinionit publik pothuajse ka sosur durimi nga një ngadalësi e veprimeve ndaj disa politikanëve të korruptuar dhe kjo është një këmbanë alarmi për këtë institucion. Sigurisht që SPAK ka një arritje pozitive deri tani pavarësisht kritikave. Ai ka arritur të kenë besueshmëri edhe politikanët që e ciëlsonin një isntitucion politik të kapur nga Edi Rama. Fakti që kanë depozituar aty denoncime konkrete tregon se kanë besim. Megjithatë goditja ndaj një aradhe politikanësh të korruptuar ka munguar. Politikanë që vrapojnë të marrin dëshmi pastërtie se nuk janë shkarkuar nga detyra për korrupsion e kanë bërë më shumë për të qeshur situtën. Pritshmërië por edhe informacioni janë të tilla që në shtator SPAK pritet të ndërmarrë veprime konkrete ndaj disa politikanëve ministrave dhe ish-ministrave që kanë abuzuar me fondet publike. Pikërisht shtatori është një muaj tjetër prove për SPAK. Të presim.

Publikimi i Non Gratat nga Britania

Pak ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, deklaroi për gazetarin Muhamed Veliu në “Top Channel” se pritet që të ketë një valë të dytë të personave non grata nga ky shtet. Ndonëse nuk do bëhen publikë nga vetë shteti britanik, në muajin shtator pritet që tu dërgohet me postë në banesë vendimi që ka marrë qeveria britanike. Në këtë listë janë politikanë, ministra, ish-ministra, biznesmenë dhe pronarë mediash që kanë lidhje korruptive dhe kriminale. Pandëshkueshmëria është arsyeja kryesore që Britania po përdor të njëjtën metodë si SHBA në këtë drejtim. Ajo që bën pak non sens për Shqipërinë këtë operacion është se Britania nuk i bën publike emrat. Për në situatën që po kalon vendi ynë, bërja publike do bënte shumë mirë. Por të dhënat flasin se në shtator media do investigojë dhe do publikojë listën e tyre si në rastin e valës së parë.

Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Beteja e afërt politike në vend do jenë zgjedhjet lokale të vitit 2023. Këto do jenë zgjedhjet e 9-ta vendore në historinë e Shqipërisë dhe gara pritet të jetë shumë interesante për faktin se të githa bashkitë aktualiisht drejtohen nga Partia Socialiste përveç Shkodrës dhe Finiqit. Në zgjedhjet e vitit 2019 opozita nuk mori pjesë në zgjedhje dhe kjo bëri që për herë të parë në historinë e pluralizmit vetëm një forcë politike të drejtonte të gjitha bashkitë. Nisur nga kjo situatë përzgjedhja e kandidatëve do nisë shumë më herët po të marrin të mirëqenë se zgjedhjet mund të zhvillohen përgjatë stinës së pranverës. Në shtator nis përzgjedhja e kandidatëve ku ajo më interesantja është ajo që pritet në PD-në e drejtuar nga Sali Berisha me metodën e primareve. Sigurisht që kjo është një risi për politikën shqiptare, por kjo do kondicionohet edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit. Ndërkaq, po në shtator nis përgatitjet dhe në Partinë e Lirisë. Nuk dihet se si do funksionojë aleanca e PD me Partinë e Lirisë, veçanërisht për përcaktimin e kandidatëve të përbashkët. Tirana do jetë beteja e Stalingradit dhe që këtu nis beteja e madhe e këtyre zgjedhjeve. Por edhe PS pritet të nis procesin e saj. Në shtator nisin dëgjesat për kandidatët e saj apo ata që janë aktualisht kryetarë të bashkive dhe që që pritet të konfirmohen. Shtatori pritet të jetë vendimtar.

Policia nën strukturim

Ngjarja në Potam të Himarës ku një oficer policie vrau me skaf një fëmijë tregoi se çfarë problemesh të rënda bart policia jonë. Ndonëse u shkarkua i gjithë zinxhiri komandues i policisë kufitare në drejtorinë e Vlorës policia është përpara një operacioni të rëndësishëm, atë të pastrimit të saj nga radhët e policëve të lidhur me krimin. Rend brenda rendit tashmë është më imperative se kurrë dhe në shtator pritet që policia të ketë shumë lëvizje, por më shumë një ristrukturim të saj për të qenë me afikase në drejtim të verifikimit të figurës së pastërtisë së punonjësve të policisë. Priten largime të drejtuesëve të rëndësishëm nga qendra në bazë dhe kjo do jetë me fuqinë e një tërmeti në polici. Shtatori do jetë vendimtar.

Tags: Metanon gratapolitikaramaroland qafokuSPAK

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
 “Pasaporta shqiptare për miliarderët”, Agim Nesho: E rrezikshme, do investojnë rusë, bjellorusë e kinezë

 “Pasaporta shqiptare për miliarderët”, Agim Nesho: E rrezikshme, do investojnë rusë, bjellorusë e kinezë

Begaj: Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut

Begaj: Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut

“Superskandal, tejkalon çdo lloj imagjinate”, Berisha: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Superskandal, tejkalon çdo lloj imagjinate”, Berisha: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit/ Pas sherrit në lokal u kap me armë, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit/ Pas sherrit në lokal u kap me armë, arrestohet 39-vjeçari

by mirseda
09:51 | 19/02/2026
0

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në Vlorë. NJë 38-vjeçar u arrestua, pasi u konfliktua me një...

Spitali “Shefqet Ndroqi” merr Kartën e Autonomisë Menaxheriale

Spitali “Shefqet Ndroqi” merr Kartën e Autonomisë Menaxheriale

09:46 | 19/02/2026
Ushtronin prostitucion në një apartament në ‘Don Bosko’, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani

Ushtronin prostitucion në një apartament në ‘Don Bosko’, arrestohen dy shtetase nga Kazakistani

09:37 | 19/02/2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

09:06 | 19/02/2026
Adidas, Gucci, Dior, Hugo Boss/ Kapen mbi 103 mijë veshje të falsifikuara në Durrës

Adidas, Gucci, Dior, Hugo Boss/ Kapen mbi 103 mijë veshje të falsifikuara në Durrës

09:02 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com