Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Në mbrojtje të Kushtetutës”/ Basha i bashkohet Metës për 2 marsin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ky do të jetë misioni ynë i madh”, Basha del me deklaratën e fortë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së presidentit Meta, për të mbajtur një tubim më datë 2 mars.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, teksa bën thirrje që të gjithë duhet t’i bashkohen thirrjes së Metës. Sipas Bashës, zgjidhja e vetme që ka mbetur është përfundimi në kohë i Reformës Zgjedhore dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme.

Postimi i plotë i Bashës:

Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.

Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar.

Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta.

Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.

Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka NJË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE: PËRFUNDIMI NË KOHË I REFORMËS ZGJEDHORE DHE MENJËHERË MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME!

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet. #DiteMeTeMira

 

Tags: 2 marsilir metalulzim bashaPresidentitthirrjesTubim

TË LIDHURA

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur
Aktualitet

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar
Aktualitet

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit te AKSHI, jep dorëheqjen Mirlinda Karçanaj. Ja kush e zëvendëson

13:49 | 13/02/2026
Next Post
Shkëmbim zjarri mes dy makinave në qendër të Shkodrës? Policia zbardh ngjarjen

Kundërshtuan dhe fyen efektivët e policisë, arrestohen dy të rinjtë në ish-Bllok

Projektligji i ri, si do të reduktohet në Shqipëri përdorimi i parasë cash

Projektligji i ri, si do të reduktohet në Shqipëri përdorimi i parasë cash

Organizonin lojëra fati ilegalisht, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Organizonin lojëra fati ilegalisht, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

by mirseda
15:09 | 13/02/2026
0

Palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah po bëjnë dekorime duke pritur muajin e shenjtë të Ramazanit, pavarësisht...

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

Balliu nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Qeveria po e lë Shqipërinë të pambrojtur

14:40 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

QKB, rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar

14:03 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com