E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

Në Greqi nxjerrin foton, ky është shqiptari që vrau 20-vjeçaren Caroline

Policia greke ka krijuar identitetin e vrasësit të 20-vjeçares Caroline, i cili besohet se është shqiptar, pas dëshmisë së dhënë nga bashkëshorti i saj.

Nga dëshmia e tij, personi është përshkruar si biond, flokë të shkurtra, i ashpër dhe i gjatë rreth 1.7 metra.

Sipas hetuesve, shqiptari i urren gratë, e madje i keqtrajton brutalisht, dhe për këtë arsye, ai nuk e ka patur aspak të vështirë që të kryejë një vrasje të tillë.

Përpjekjet intensive dhe të pandalshme të autoriteteve greke dhe bashkëshortit të Carolines, Charalambos, zbuluan se gjuha në të cilën flisnin vrasësit brutal të 20-vjeçares Caroline ishte shqipja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e Caroline dhe bashkëshortit të saj disa javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë.

E reja u gjet e vrarë në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.

Autorët e kishin menduar deri në detaj skemën e grabitjes, dhe se posedonin informacione se sa lekë ndodheshin në banesë. Grabitësit u arratisën me 10 mijë euro nga shtëpia, ndërsa mësohet se ata kishin informacion se në banesën që kishin piketuar për të grabitur ndosheshin 100 000 euro, pasi çifti kishte shitur një tokë pak ditë më parë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...